Katër europarlamentarë të cilët kanë vëzhguar protestat në Moskë kanë kritikuar policinë për përdorimin e dhunës së pamatur. Ndër 70 të arrestuarit në Moskë është edhe ish - zëvendëskryeministri i Rusisë, Boris Njemcov.
Forca të mëdha policore në Moskë dhe në Shën Peterburg kanë shpërndarë demonstratat e opozitës dhe kanë arrestuar 130 vetë. Opozita nuk kishte marrë leje për mbajtjen e këtyre protestave.
Katër europarlamentarë të cilët kanë vëzhguar protestat në Moskë kanë kritikuar policinë për përdorimin e dhunës së pamatur. Ndër 70 të arrestuarit në Moskë është edhe ish - zëvendëskryeministri i Rusisë, Boris Njemcov.
Grupet opozitare ruse organizojnë protesta me datën 31 të çdo muaji. Në këtë mënyrë duan të rikujtojnë nenin 31 të kushtetutës ruse, i cili garanton lirinë e mbledhjes së njerëzve në rrugë.