E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këshilli i qarkut të Kukësit miratoi të martën ndërtimin e një hidrocentrali me vlerë rreth 13 milion euro, investim i një grupi privat nga Shqipëria.
Debat Shqipėri-Kosovė pėr HEC nė Kukės




Autoritetet vendore të qarkut të Kukesit janë të shqetësuar për projekt-idenë e qeverisë së Kosovës për ndërtimin e një hidrocentrali në kufirin mes dy vendeve.

Hidrocentrali i Zhurit në territorin e Kosovës, sipas autoriteteve të Kukësit, do të dëmtonte projekte të ngjashme brenda territorit të Shqipërisë, për shkak se do të devijonte rrjedhjen e lumit Brodi në Kosovë dhe do të linte pa ujin e nevojshëm lumin Luma në Kukës.

Këshilli i qarkut të Kukësit miratoi të martën ndërtimin e një hidrocentrali me vlerë rreth 13 milion euro, investim i një grupi privat nga Shqipëria.

Kryetari i qarkut Shefqet Bruka e quajti projektin si mjaft pozitiv për ekonominë e zonës së Kukësit dhe shprehu kundërshtim për projektin e ngjashëm në territorin e Kosovës, pranë kufirit.

Debati ka nisur më herët dhe në të është e përfshirë edhe qeveria në Tiranë.

Kryeministri Sali Berisha ka thënë ditë më parë se Shqipëria dhe Kosova duhet të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje në përputhje me interesin kombëtar.

Nga Prishtina nuk ka ende ndonjë reagim ndaj qëndrimeve të Tiranës dhe Kukësit.

Është hera e parë që Tirana dhe Prishtina vihen përballë me pikëpamje të kundërta për çështje të zhvillimit ekonomik të zonave kufitare.

Publikuar: 01.09.2010 | 14:34
Lexuar: 504 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime