E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takimin në Detroit, rreth 400 tregtarë të "Krajsler", "Doxh" dhe "Xhip", të cilët punojnë në kuadër të "grupit Krajsler" dhe të cilët dëshirojnë të shesin automjete të "Fiat", theksuan se miniautomobili ekzotik "Fiat 500" në fillim do të jetë modeli i vetëm në vitin 2011 në sallonet e saj të shitjes.





Prodhuesi italian i automobilave "Fiat" sërish kthehet në tregun amerikan pas 30 viteve mungesë dhe tash dilerët e grupacionit "Krajsler" duhet të vendosin nëse do ta shesin brendin italian, i cili në fillim do të ofrojë vetëm një model, të voglin "Fiat 500".

Në takimin në Detroit, rreth 400 tregtarë të "Krajsler", "Doxh" dhe "Xhip", të cilët punojnë në kuadër të "grupit Krajsler" dhe të cilët dëshirojnë të shesin automjete të "Fiat", theksuan se miniautomobili ekzotik "Fiat 500" në fillim do të jetë modeli i vetëm në vitin 2011 në sallonet e saj të shitjes.

Shitësit e "Krajsler" planifikojnë se do të mund të dërgojnë 50.000 automjete të vogla të "Fiat" në SHBA vitin e ardhshëm, në 165 qendra në 125 kryesisht qytetet më të mëdha, në tregun më të madh të automjeteve të vogla në botë.

"Fiat", i cili ka 20 për qind nga aksionet e "Krajlser", planifikon ta promovojë miniautomobilin e vet në Panairin në Los Anxhelos në muajin nëntor të këtij viti.

"Fiati" i vogël do të përpunohet në fabrikën meksikane Toluka, ndërsa motori i tij në SHBA. Çmimi akoma nuk është publikuar, por pritet se do të jetë rreth 15.000 dollarë.

Prodhuesi italian së fundi herë i shiti automjetet e tij në vitin 1983, por e braktisi vendin për shkak të cilësisë së keqe dhe rënies drastike të shitjes.

Publikuar: 01.09.2010 | 14:38
Lexuar: 248 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime