E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkollat e mesme publike të cilat kanë vende të lira akoma regjistrojnë nxënës në vitin e parë. Në vitin 2009/2010 klasën e tetë e përfunduan 26.105 nxënës, ndërsa sipas konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin e ri shkollor janë siguruar 35.918 vende në shkollat e mesme publike.
Filloi viti i ri shkollor 2010/2011









Për rreth 306 mijë nxënës, nga të cilët 212 mijë filloristë dhe 94 mijë të shkollave të mesme prej sot fillon viti shkollor 2010/2011. Për të parën herë në bankat shkollore pritet të ulen rreth 23.000 nxënës të klasës së parë.

Shkollat e mesme publike të cilat kanë vende të lira akoma regjistrojnë nxënës në vitin e parë. Në vitin 2009/2010 klasën e tetë e përfunduan 26.105 nxënës, ndërsa sipas konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin e ri shkollor janë siguruar 35.918 vende në shkollat e mesme publike.

Prindërit të cilët nuk do t'i regjistrojnë fëmijët në shkollën e mesme në bazë të ligjit do të paguajnë dënim prej 1.000 euro, sepse arsimi i mesëm është i obligueshëm.

Edhe për vitin shkollor 2010/2011 nxënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm do të marin libra pa pagesë.

Ministri Todorov dje deklaroi se deri tani janë shtypur dhe janë shpërndarë rreth 80 libra shkollorë për arsimin e mesëm, ndërsa pritet më së voni deri në fund të shtatorit të jenë gati të gjitha 300 librat e planifikuar shkollorë.

Me vendim të ministrit duhet të rishqyrtohen librat nga klasa e parë deri në të pestën, e pastaj edhe të tjerat për arsim fillor dhe të mesëm.

Sipas tij, informacioni për kolaps të plotë të arsimit nuk është i saktë, sepse para fillimit të vitit të ri shkollor nuk ka kurrfarë problemi me kuadrin mësimor, librat ose kompjuterët.

"Nuk ekziston vend në botë në të cilën të gjitha problemet në arsim janë të zgjidhura ose nuk ekzistojnë fare, sepse arsimi së bashku me shëndetësisnë i përfshin pothuajse të gjithë qytetarët e një vendi. Në periudhën e kaluar katërvjeçare në infrastrukturën arsimore janë investuar një miliardë e 500 milionë denarë për dallim nga katër vitet e kaluara kur janë investuar 500 milionë denarë", tha ministri Todorov.

Sivjet do të zbatohet vendimi i vjetër nxënësit nga bashkësitë etnike jo shumicë të fillojnë me mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e katërt, në vend se nga klasa e parë siç ishte parashikuar me vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës të cilin Gjykata kushtetuese e pezulloi.

Për nxënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm edhe në vitin e ri shkollor është siguruar udhëtim pa pagesë

Publikuar: 01.09.2010 | 15:13
Lexuar: 778 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime