Kancelarja me prejardhje nga ish-RDGJ-ja i ka përjetuar nga afër ato kohë. Ajo ishte njëra nga zëdhënëset e qeverisë së parë demokratike të RDGJ-së, të drejtuar asokohe nga Lothar de Maiziere.
Gjermania festoi dje 20-vjetorin e bashkimit te Republikës Federale të Gjermanisë me Republikën Demokratike të Gjermanisë. Ngjarja historike e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkimit u nënshkrua më 31 gusht të vitit 1990.
"Gjermano-lindorët u treguan të guximshëm në procesin e ribashkimit", tha kancelarja Angela Merkel në fjalimin solemn me rastin e 20 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkimit duke shtuar se "guximi i tyre ishte shumë më i madh se ç'mund ta përfytyrojmë ne sot.
Kancelarja me prejardhje nga ish-RDGJ-ja i ka përjetuar nga afër ato kohë. Ajo ishte njëra nga zëdhënëset e qeverisë së parë demokratike të RDGJ-së, të drejtuar asokohe nga Lothar de Maiziere.
"Kjo ishte një ngjarje shumë e suksesshme në historinë tonë, për të cilën ne duhet të jemi krenarë", tha Merkel para të ftuarve të mbledhur në vendin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Edhe pse tepër voluminoz, rreth 1000 faqe, dokumenti i bashkimit u negociua brenda pak javësh dhe konsistonte në përfshirjen e Republikës Demokratike Gjermane në atë Federale më datën 3 tetor 1990, kthimin e Berlinit në kryeqytet të Republikës Federale, si edhe që Gjermania perëndimore të merrte përsipër si pasuritë, ashtu edhe borxhet e asaj lindore.