Prej sot objektet hotelierike për ushqim nga e hëna e deri të enjten do të punojnë nga ora 07 deri në orën 24, të premten, të shtunën dhe për festa orari i punës është prej orës 07 deri 01 pas mesnate. Kiosqet për sanduiçë do të punpjnë deri në orën 01, ndërsa orari i punës së tyre të premten, të shtunën, përkundër ditëve të festave është deri në orën pesë.
Orari i punës së objekteve hotilierike prej sot shkurtohet për një orë, në pajtim me Ligjin për veprimtari hotilierike.
Prej sot objektet hotelierike për ushqim nga e hëna e deri të enjten do të punojnë nga ora 07 deri në orën 24, të premten, të shtunën dhe për festa orari i punës është prej orës 07 deri 01 pas mesnate. Kiosqet për sanduiçë do të punpjnë deri në orën 01, ndërsa orari i punës së tyre të premten, të shtunën, përkundër ditëve të festave është deri në orën pesë.
Orari i punës i bareve të natës dhe kabareve është prej orës 20 deri në orën 04, ndërsa të premten, të shtunën dhe për festat deri në orën 05. Disko klubet do të punojnë prej orës 19 deri në orën 04, gjegjësisht deri në orën 06 të premten, të shtunën, si edhe ditëve të festave.
Nga muaji i ardhshëm për dy orë do të shkurtohet periudha në të cilën tregtarët mund të shesin pije alkoolike. Sipas Ligjit për tregti, prej 1 tetorit deri në 30 prill vitin e ardhshëm pijet alkoolike do të shiten prej orës 7 deri në orën 19.