Në bazë të ndryshimeve që pësoi Ligji për shëndetësi që nga janari i vitit të kaluar, me institucionet shëndetësore udhëheqin dy drejtorë, të cilët marrin vendime të përbashkëta. Ministri i shëndetësisë Bujar Osmani emëroi 27 drejtorë të rinj (mjek dhe ekonomistë) në 14 Institucione Publike Shëndetësore.
Ministri i shëndetësisë Bujar Osmani emëroi 27 drejtorë të rinj (mjek dhe ekonomistë) në 14 Institucione Publike Shëndetësore.
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se sipas vendimit të ministrit të propozuar nga Këshilli shëndetësor me Klinikën për Toksikologji do të udhëheqin Andon Çibishev (mjek) dhe Jordan Dimovski (ekonomist). Në Qendrën Urgjente si ushtrues i detyrës drejtor është caktuar Rexhep Selmani.
Me Klinikën për Kardiologji do të vazhdojë të udhëheqë Sashko Kedev (mjek) dhe Verica Stojkoviç (ekonomist). Në Klinikën për Hematologji si drejtor mjek është emëruar Lidija Çevrevska dhe Petar Zhupanovski si drejtor ekonomist. Klinikën për Kirurgji Digëstive do ta udhëheqin Nikolla Jankullovski (mjek) dhe Georgi Bosiljanov (ekonomist).
Ndërkaq, në Spitalin e Përgjithshëm të Dibrës janë emëruar si drejtorë Baki Halimi (mjek) dhe Betim Lleshi (ekonomist), ndërsa në Shtëpinë e Shëndetit të Dibrës Ylber Kokale (mjek) dhe Havzi Skara (ekonomist). Me GEX do të udhëheqin Nenad Joksimoviç (mjek) dhe Dimitar Tuntevski ekonomist).
Në krye të Shtëpisë së Shëndetit - Shkup vazhdon të mbetet Bojan Janaçkov (mjek) ndërsa si drejtor ekonomist është emëruar Migen Selmani. Me spitalin Special për Sëmundje të Mushkërive tek fëmijët - Kozle do të udhëheqin, Oliver Zafirovski (mjek) dhe Rijad Alimi (ekonomist).
Si drejtor të Klinikës për Sëmundje Kirurgjike janë emëruar Viktor Kamillovski (mjek) dhe Besim Koka (ekonomist). Ndërkaq sipas vendimit të ministrit si drejtorë të klinikës psikiatrike janë emëruar Antoni Novotni (mjek) dhe Dejan Ilievski (ekonomist).
Zoran Spirovski (mjek) dhe Biljana Teofillovska (ekonomiste) janë emëruar në Klinikën Torakale dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Gjevgjeli janë emëruar Tomisllav Petkov (mjek) dhe Aleksandar Atanasov (ekonomist).
Në bazë të ndryshimeve që pësoi Ligji për shëndetësi që nga janari i vitit të kaluar, me institucionet shëndetësore udhëheqin dy drejtorë, të cilët marrin vendime të përbashkëta.
Anila Limani, Lajm