"Të nderuar nxënës dhe prindër. Sot betejën për dije e fillojnë edhe 23 mijë nxënës që në bankat e shkollës ulen për herë të parë. Ndjej kënaqësi që ata ti përgëzoj në mënyrë të vecantë, duke iu dëshiruar hapërim të suksesshëm në portën e madhe të dijes", thuhet në urimin e Ali Ahmetit dërguar prindërve dhe nxënësve
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar nëxënësit, mësimëdhënësit dhe drejtuesit e shkollave të mesme dhe fillore sot në ditën e parë të fillimit të vitit shkollorë 2010/11.
"Sot, më 01 shtator , Ju po e nisni vitin e ri të punës suaj të palodhshme për mësim e dituri. E filloni edhe njëherë vazhdimin e rrugës suaj për begatimin e qenies njerëzore me aftësi dhe dije që vendin do të cojë përpara", uron Ahmeti
Lideri i BDI-së me tej shton se sot nxënësit e fillojnë betejën për thellimin e njohurive Tuaja.
Të gjithë Juve u përgëzoj për angazhimin dhe vetëmohimin që u pret gjatë vitit në vijim, është shprehur lideri i BDI-së.
"Të nderuar nxënës dhe prindër. Sot betejën për dije e fillojnë edhe 23 mijë nxënës që në bankat e shkollës ulen për herë të parë. Ndjej kënaqësi që ata ti përgëzoj në mënyrë të vecantë, duke iu dëshiruar hapërim të suksesshëm në portën e madhe të dijes", thuhet në urimin e Ali Ahmetit dërguar prindërve dhe nxënësve, duke sqaruar se sivjet po bëjmë përpjekje maksimale për krijimin e kushteve sa më të mira për mbarëvajtje të suksesshme të punës suaj e cila njëherit do të jetë edhe sukses në mbarë vendin dhe popullin tonë.