Qëllimi i seminarit ishte të jepet një pasqyrë mbi arritjet e deritashme në fushën e hulumtimeve shkencore në krijimin, procesimin dhe analizimin e materialeve të ndryshme, me anë të rrezatimit jonik, si dhe aplikimet e saj në fusha të ndryshme teknologjike, tematikat që janë në hulumtim e sipër si dhe idetë inovative dhe perspektivat e teknologjisë në të ardhmen.
Doc. Dr. Bashkim Ziberi mori pjesë në simpoziumin e Huntsville Ion Beam Institute në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Në simpoziumin e organizuar nga Universiteti A&M i Alabamës, në fillim të muajit gusht, në qytetin Huntsville, që përndryshe quhet qyteti i raketave, ekspertë nga vende të ndryshme të botës diskutuan për arritjet teknologjike dhe shkencore të rrezatimit jonik, si dhe perspektivat për të ardhmen të kësaj teknologjie, http://aamuri.aamu.edu/Nano/conferen.
Qëllimi i seminarit ishte të jepet një pasqyrë mbi arritjet e deritashme në fushën e hulumtimeve shkencore në krijimin, procesimin dhe analizimin e materialeve të ndryshme, me anë të rrezatimit jonik, si dhe aplikimet e saj në fusha të ndryshme teknologjike, tematikat që janë në hulumtim e sipër si dhe idetë inovative dhe perspektivat e teknologjisë në të ardhmen.
Në këtë simpozium, Doc. Dr. Bashkim Ziberi ishte ftuar nga organizatorët që të raportojë mbi të arriturat në fushën e trajtimit, gjegjësisht strukturimit dhe lëmimit të sipërfaqeve të materialeve të ndryshme me anë të rrezatimit jonik, me theks të veçantë materialet gjysmëpërçuese si dhe Ge. Dr. Ziberi, si ekspert shumëvjeçar në këtë fushë ligjëroi mbi zbatimin me sukses të kësaj metode në strukturimin e materialeve me nanostruktura të ndryshme ku më së shumti dominojnë të ashtuquajturat pika dhe struktura valore me dimensione nën 100 nanometër.
Ligjërata përfshinte një rezyme mbi të arriturat e deritashme në këtë fushë, nga grupet e ndryshme shkencore, duke vazhduar me prezantimin e rezultateve të veta në ketë fushë, si dhe me aplikimin e rrezatimit jonik në teknologji të ndryshme, siç është optika në krijimin e shtresave antireflektuese e deri tek sipërfaqet pasive bioaktive, pra, reagimin e qelizave ndaj nanotopologjisë.
Përveç kësaj, Dr. Bashkim Ziberi raportoi mbi kombinimin me sukses të ,,top-down dhe ,,bottom-up metodave në krijimin e sipërfaqeve me struktura multidimensionale që shpesh hasen edhe në natyrë. Këtu, duhet theksuar se Dr. Ziberi është shkencëtari që më së shumti ka kontribuar në këtë kombinim të suksesshëm të këtyre teknikave.
Dr. Ziberi, me një ligjëratë të dytë, mori pjesë edhe në grupin e ekspertëve që diskutuan për perspektivat e kësaj teknologjie në të ardhmen, si dhe drejtimi dhe fushat e aplikimit të cilave duhet kushtuar interes i veçantë. Qëllimi i këtij lloj diskutimi ishte që të përgatitet një lloj ,,White Paper, pra udhëzuesi për institucionet e ndryshme kërkimore shkencore dhe vendimmarrëse, si p.sh. agjencitë e ndryshme kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat merren me financimin e projekteve kërkimore shkencore.