Universiteti i Evropës Juglindore nuk do të ishte këtu dhe i këtillë pa kontributin e veçantë të Rektorit tim të derisotshëm dhe të përjetshëm, akademikun e nderuar, Alajdin Abazi. Zoti Rektor, të gjithë ju falënderojmë për investimin tuaj në ne dhe jam i lumtur që edhe mëtej do të vazhdoni ta ndihmoni Universitetin me potencialin Tuaj të pashterur.
Prof.Dr Zamir Dika është inauguruar sot Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore. Me rastin e emërimit të tij gjatë fjalimit ai u falënderua për besimin që i është dhënë për Rektor të këtij universiteti të ri dhe të veçantë në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë.
"Kam pasur fatin, por edhe nderin, të jem në këtë Universitet që nga ideja e themelimit të tij. Ky universitet, ka vendosur themelet e tij, i ndihmuar nga një konzorcium i veçantë në rajonin e Evropës Juglindore. Me një harmoni të përkryer bashkëpunimi mes komunitetit lokal, nacional dhe ndërkombëtar, u kurorëzua projekti madhor i këtyre hapësirave Universiteti i Evropës Juglindore. Përveç që është i shprehur me këtë kampus të mrekullueshëm, ky universitet edhe ka arritur të zhvillohet në një mjedis të veçantë akademik, duke shkëmbyer eksperienca intensive me profesorët e universiteteve partnere ndërkombëtare dhe me pjesëmarrjen në programe të ndryshme për trajnim dhe zhvillim profesional", deklaroi Dika.
Ai më tej shtoi se programet studimore, falë këtij historiku, përmbajnë në vete pragmatizmin dhe shkëkqyeshmërinë amerikane, sidomos në fushën e biznesit dhe të shkencave kompjuterike, por edhe traditën e vlerave civilizuese evropiane në lëmin e programeve me interes të drejtpërdrejtë publik. "Si Universitet i ri, kemi pasur fatin që të startojmë duke ndjekur rekomandimet fundamentale të frymës reformuese të arsimit të lartë në Evropë, të shprehur nëpërmjet procesit të Bolonjës. Të gjitha këto tendenca i kemi kuptuar si një përpjekje serioze për ti pajisur studentët tanë me dije, kompetenca dhe shkathtësi të nevojshme për tregun global", citoi Rektori i ri i UEJL-së.
Dika theksoi se beson fort në tendencat, që kanë hapur një debat të thellë për rolin e universiteteve në mileniumin e tretë, ngase qasja tradicionale dhe kolektive sikur i kishte larguar universitetet nga nevojat reale të shoqërisë dhe industrisë.
Fjala e Rektorit te ri Prof.Dr Zamir Dika
Të nderuar anëtarë të Bordit dhe Senatit të Universitetit,
Më lejoni tju falënderoj për besimin që më dhatë të jem Rektor i këtij universiteti të ri dhe të veçantë në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë. Nuk njoh nder dhe privilegj më të madh se të udhëheqësh Universitetin e Evropës Juglindore. Para jush, sot po e shpalos përkushtimin tim të parezervë për tia dedikuar gjithë potencialin udhëheqjes së këtij universiteti drejt realizimit të kauzës sonë të përbashkët akademike dhe shkencore.
Në fillim, dëshiroj të falënderoj liderët e deritanishëm të Universitetit: kryetarin e parë të Bordit, shkëlqesinë e tij, z. Max Van Der Stoel; kryetarin pasardhës, ish-rektorin e universitetit St. Galen, Prof. Rolf Dubs dhe në mënyrë të veçantë dua ta falënderoj kryetarin aktual të Bordit, Dr. Dennis Farrington.
Të gjithë kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë me një përkushtim madhor që ky universitet të vazhdojë të hapërojë drejt rrugës së standardeve më të përparura të arsimit të lartë evropian.
Universiteti i Evropës Juglindore nuk do të ishte këtu dhe i këtillë pa kontributin e veçantë të Rektorit tim të derisotshëm dhe të përjetshëm, akademikun e nderuar, Alajdin Abazi. Zoti Rektor, të gjithë ju falënderojmë për investimin tuaj në ne dhe jam i lumtur që edhe mëtej do të vazhdoni ta ndihmoni Universitetin me potencialin Tuaj të pashterur.
All of You have left a precious legacy at this university, and becouse of your lidership this university is strong with all this potentials.
Thank You!
Të nderuar studentë, staf dhe bashkëpunëtorë, më lejoni që ti falënderoj mysafirët që na nderuan me prezencën e tyre në këtë ceremoni, para së gjithash akademike.
Në mënyrë të veçantë, dëshiroj të falënderoj Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, profesorin tim të nderuar Jorgaq Kaçani, që na ka nderuar me pjesëmarrjen e tij;
I falënderoj për nderin që na e kanë bërë me prezencën e tyre edhe partnerët tanë shumë të rëndësishëm, kryetarët e komunave: përfaqësuesin e komunës së Tetovës z. Iljaz Halimi, Gostivarit z. Rufi Osmani dhe të Dibrës z. Argëtim Fida.
Dëshiroj të falënderoj themeluesit e UEJL-së, përmes përfaqësuesve, shkëqlësitë e tyre: të zyrës së Komisionit Evropian, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve, si dhe shkëlqesinë e saj, Ambasadorin e Mbretërisë së Hollandës, znj. Filipini.
Të nderuar miq dhe pjesëtarë të mediave,
Më lejoni të ndaj me ju emocionin dhe kënaqësinë që kam për këtë prezencë kaq dinjitoze të njerëzve dhe institucioneve, pa bashkëpunimin e të cilëve vështirë është të аrrihen qëllime madhore, sidomos në sferën e arsimit të lartë.
Sot, dëshiroj të ndaj me ju disa mendime në lidhje me zhvillimin e universitetit tonë dhe të prezantoj ekipin me të cilin do të synojmë të ecim pa luhatur në realizimin e objektivave dhe ideve tona të përbashkëta. Tre prorektorët: Prof. Paul Foster, SENIOR PRO-RECTOR FOR ACADEMIC ISSUES PROVOST; Prof. Blerim Reka, për hulumtim dhe promocion dhe Prof. Abdulmenaf Bexheti, për planifikim dhe zhvillim të universitetit. Për administrimin e universitetit do të përkujdeset sekretari gjeneral, z. Xhevair Memedi, AND RESPONSIBLE FOR PERFORMANCE AND QUALITY MANAGEMENT WILL BE IN CHARGE, THE EXECUTIVE ADVISOR MRS. HEATHER HENSHAW.
Prej ditës së zgjedhjes, para dy muajve, sipas dispozitave të Ligjit dhe Statutit, kam punuar që të dizajnoj kahet e zhvillimit të universitetit, në aspekt të vizionit dhe menaxhimit adekuat. Prandaj, në ndërkohë, hulumtova në lidhje me dilemat bashkëkohore në këtë lëmi. Pashë me dhjetëra skema organizative të profileve dhe sistemeve të ndryshme arsimore. Vërejta se gati të gjitha universitetet në botë janë në një lëvizje drejt ndryshimit të paradigmës së udhëheqjes: nga udhëheqja kolektive drejt asaj korporative, që në spikamë vë përgjegjësinë individuale. Vështirësitë e këtij tranzicioni krijojnë sfidën e vazhdueshme për mbajtjen e balancës në mes të përgjegjësisë korporative dhe lirisë akademike. Një disbalancë eventuale mund të cenojë në njërën anë lirinë akademike, e cila është edhe parakusht për akumulimin e dijes së re dhe të inovacionit, apo, në anën tjetër, pikërisht në emër të autonomisë së tepruar mund të rrezikohet misioni thelbësor i arsimit të lartë, ai në shërbim të progresit të shoqërisë..

Të nderuar miq,
Kam pasur fatin, por edhe nderin, të jem në këtë Universitet që nga ideja e themelimit të tij. Ky universitet, ka vendosur themelet e tij, i ndihmuar nga një konzorcium i veçantë në rajonin e Evropës Juglindore. Me një harmoni të përkryer bashkëpunimi mes komunitetit lokal, nacional dhe ndërkombëtar, u kurorëzua projekti madhor i këtyre hapësirave Universiteti i Evropës Juglindore. Përveç që është i shprehur me këtë kampus të mrekullueshëm, ky universitet edhe ka arritur të zhvillohet në një mjedis të veçantë akademik, duke shkëmbyer eksperienca intensive me profesorët e universiteteve partnere ndërkombëtare dhe me pjesëmarrjen në programe të ndryshme për trajnim dhe zhvillim profesional.
Programet studimore, falë këtij historiku, përmbajnë në vete pragmatizmin dhe shkëkqyeshmërinë amerikane, sidomos në fushën e biznesit dhe të shkencave kompjuterike, por edhe traditën e vlerave civilizuese evropiane në lëmin e programeve me interes të drejtpërdrejtë publik. Si Universitet i ri, kemi pasur fatin që të startojmë duke ndjekur rekomandimet fundamentale të frymës reformuese të arsimit të lartë në Evropë, të shprehur nëpërmjet procesit të Bolonjës. Të gjitha këto tendenca i kemi kuptuar si një përpjekje serioze për ti pajisur studentët tanë me dije, kompetenca dhe shkathtësi të nevojshme për tregun global.
Unë besoj fort në këto tendenca, që kanë hapur një debat të thellë për rolin e universiteteve në mileniumin e tretë, ngase qasja tradicionale dhe kolektive sikur i kishte larguar universitetet nga nevojat reale të shoqërisë dhe industrisë.
Të nderuar,
Si pjesëmarrës në këtë ecje sfiduese të universitetit, kam pasur privilegjin të bashkëpunoj me njerëz të mrekullueshëm, qoftë në akademi apo në menaxhim. Dhe, me krenari mund të them se e njoh shpirtin e këtij universiteti. Shpirti i këtij universiteti qëndron në vullnetin e stafit akademik për të kërkuar dhe transferuar dijen; në etjen për dije dhe arritje të një plejade të shkencëtarëve dhe mësimdhënësve të rinj; apo në dëshirën e studentëve për tu sfiduar me dijet e reja që mund ta ndjeni në klasë apo nëpër laboratore. Ky është shpirti i Universitetit të Evropës Juglindore, në të cilin unë besoj dhe i cili më jep krahë për të ecur bashkë drejt Europës të bazuar në dije.
Me siguri, këtu do të pyeteshit se si dhe në çfarë mënyrë unë do të bashkëpunoj me Ju që ta vazhdojmë progresin në universitet. Për fat të keq, apo të mirë, unë nuk e kam në duar shkopin magjik. Por, Ju premtoj se do të luftoj për të siguruar një mjedis të hapur për të bashkëbiseduar, për të krijuar mundësi të barabarta dhe një konkurrencë lojale; do ta përkrah debatin rigoroz, atë të bazuar në analiza të mirëfillta; si dhe do të ndjek pa luhatur përfundimet që do ti sjellim së bashku.
Për ti arritur këto objektiva, unë kam identifikuar në thelb tre prioritete:
- Bashkërisht të angazhohemi që ta rrisim autonominë institucionale dhe respektin e individit, por njëkohësisht, duke ndryshuar traditat drejt llogaridhënies dhe vlerësimit sipas meritës e performancës;
- Do të punojmë në përforcimin e identitetit me institucionin, për të motivuar, përkrahur dhe bashkëvepruar; si dhe
- Mësimin, hulumtimin dhe inovacionin do ta vendosim në dispozicion të nevojave të komunitetit dhe në funksion të krijimit të dijes së re.
Universiteti ynë është i veçantë edhe për nga karakteri i tij shumëkulturor dhe shumëgjuhësor. Te ne mësohet në gjuhën shqipe, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën angleze. Ndonëse, kjo vlerë e veçantë ende nuk ka hasur në përkrahjen e duhur të autoriteteve arsimore, ne, megjithatë, do të vazhdojmë të jemi të hapur dhe ta përkrahim dhe promovojmë këtë mjedis.
Të gjitha këto qëllime dhe veçori, kanë vetëm një adresë - studentin. I gjithë potenciali dhe investimi ynë do të vihet në shërbim të krijimit të gjeneratave të reja të studentëve që do të jenë të vlefshëm për shoqërinë dhe do të kontribuojnë në lëvizjen drejt idealeve të progresit, duke e shndërruar këtë rajon në konkurrues me tregun global. Për të arritur këtu, do ti përkrahim fuqishëm të gjitha aktivitetet që do ta shtojnë eksperiencën e mësimit për studentët; do ti ndihmojmë studentët që të jenë të vetëdijshëm për potencialet e tyre intelektuale dhe të identifikojmë mundësitë e karrierës së tyre; do ti perfeksionojmë metodat e vetëvlerësimit dhe me përkushtim do të punojmë që cilësinë ta shndërrojmë në kulturë të aktiviteteve tona të përditshme.
Me pak fjalë, nga ajo që mund të thuhet në një fjalim rasti si ky i imi sot, u mundova tua bëj më të kapshme frymën e vizionit dhe inspirimit, duke mos lënë anash edhe realitetin, i cili është korrigjuesi dhe sfiduesi më i madh i përpjekjeve dhe dëshirave tona për ndryshim.
Ju siguroj se e gjithë kjo bazohet në aktivitetet themeltare të fushëveprimit akademik, sidomos ato që kanë të bëjnë me aktivitetin e stafit në mësimdhënie; në ushtrime dhe në mësimin praktik e klinik; në menaxhimin e fakulteteve për zhvillim të vazhdueshëm të stafit; përkrahjen dhe identifikimin e potencialeve të hulumtimit shkencor dhe aplikativ në funksion të nevojave të tregut; përkrahje të iniciativave të cilësisë dhe të administrimit për përmirësimin e shërbimeve të studentëve; dhe të tjera; të cilat do të vendosen në një cikël të qeverisjes së idealeve të meritës dhe jo atë të privilegjit dhe rastësisë.
Pa ushqyer iluzione se ndryshimet mund të ndodhin brenda natës, unë, megjithatë, besoj se ekipi i ri që do ta drejtojë dhe adminstrojë performancën akademike, shkencore e pedagogjike të universitetit tonë, do të dijë të bëjë bilance të suksesshme, duke e vendosur UEJL në piedestalin e vlerave që prodhojnë model për një rrëfim të suksesshëm që alfa dhe omega ka përkushtimin ndaj studentit dhe përsosjen e cilësisë.
Ju faleminderit.
Prof Dr. Zamir Dika
Fjalimi i Rektorit emeritus Prof Dr. Alajdin Abazi
Të nderuar të pranishëm
Sot, jemi tubuar këtu në këtë ceremoni solemne me rastin e promovimit të profesorit Zamir Dika për rektor të UEJL. Prandaj, më lejoni që së bashku me dëshirat më të mira për suksese në punë, tia dorëzoj edhe çelësin.
Çelësi më është dhënë mua më 20 nëntor 2001, gjatë promovimit tim për rektor të Universitetit. Dëshiroj që tradicionalisht ky çelës edhe në të ardhmen tu dorëzohet rektorëve në ceremonitë e promovimit të tyre. Çelësin, në atë kohë ma dorëzoi Kryetari i Fondacionit ndërkombëtar në Zvicër për realizimin e projektit të UEJL-së, ekselenca e tij, ambasadori i OSBE-së, z. Max van der Stoel. Nuk kam tentuar asnjëherë, që z. Stoel ta pyes se çfarë ai nënkuptonte me këtë dhuratë, kurse unë sot do ta dorëzoj çelësin më një interpretim timin të lirë.
Sipas definimit më tradicional:
1. Çelësi është pjesë e vogël metalike, që përdoret për hapje dhe mbyllje të dyerve, ose për startimin e një motori të një makine, etj.,etj.

Në rastin tim, natyrisht, kishte, supozoj, domethënien e hapjes së Universitetit, pra hapjen e derës së Universitetit. Por, në periudhën deri sa kam qenë rektor kam hapur edhe shumë dyer të tjera, por kanë ngelur edhe shumë dyer të tjera pa u hapur, dyer që do të mundësojnë vazhdimin e misionit të universitetit, të përforcimit të shtyllave të strategjisë (sigurimit të cilësisë dhe qëndrueshmërisë afatgjate financiare), afirmimit të mëtutjeshëm të UEJL-së si model dhe institucion unik në rajon, realizimit të projekteve të ndryshme konkrete, si të studimeve me mësim në distancë, studimeve të doktoraturës, ndërtimin e qytezës universitare në Shkup, përafrimin e bashkëpunimit me partnerët tanë në RM dhe jashtë, pozicionimin dhe trajtimin real si institucion privat publik jofitimprurës në kuadër të buxhetit të Republikës së Maqedonisë, etj. Pra, jam thellë i bindur se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë mbështetja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Vetëm kështu do të kishte kuptim termi ligjor publik që i është atribuuar Universitetit tonë!
Ndërkaq, çelësi ka edhe shumë definicione të tjera.
2. Çelësi diçka që do të bëjë më së shumti dhe do të ndihmojë në arritjen e diçkaje.
Dëshiroj që me këtë definicion ta realizosh programin që e ke prezantuar gjatë zgjedhjes për postin e rektorit, projektin UEJL 2.0, ku 2.0 është atribut për produktet më moderne teknologjike. Pra, ky çelës le të jetë çelësi për tejkalimin e të gjitha sfidave, për një UEJL edhe më të suksesshëm dhe më modern.