Kandidatja, në temën: Efektiviteti i mësimit të strategjive të të shkruarit tek studentët universitarë në Tetovë që mësojnë gjuhën angleze si gjuhë e huaj si dhe rëndësia e tyre për zhvillimin e të menduarit kritik, e mbrojti para komisionit Ass. Pr. Dr. Florim Ajdini, Ass.Pr.Dr. Aida Koci si dhe mentorë Ass. Pr.Dr. Brikena Xhaferi.
Efektiviteti i mësimit të strategjive të të shkruarit tek studentët universitarë në Tetovë që mësojnë gjuhën angleze si gjuhë e huaj si dhe rëndësia e tyre për zhvillimin e të menduarit kritik. Mentori: Ass. Prof. Brikena Xhaferi
Kandidatja Suzana Ibraimi prezantimin e temës e realizoi në pajtim me Rregulloren për studime të ciklit të dytë, studimeve të magjistraturës dhe në pajtim me standardet e Sistemit të Bolonjës.
Kandidatja, në temën: Efektiviteti i mësimit të strategjive të të shkruarit tek studentët universitarë në Tetovë që mësojnë gjuhën angleze si gjuhë e huaj si dhe rëndësia e tyre për zhvillimin e të menduarit kritik, e mbrojti para komisionit Ass. Pr. Dr. Florim Ajdini, Ass.Pr.Dr. Aida Koci si dhe mentorë Ass. Pr.Dr. Brikena Xhaferi.
Studimi i të shkruarit vë në dukje disa pika të rëndësishme të cilat duhet diskutuar. Prandaj, studimi aktual do të përpiqet tu përgjigjet pyetjeve në vijim, duke mbledhur të dhëna dhe duke bërë analizën e tyre.
Ky studim synon të përgjigjet pyetjeve:
-Cilat strategji të të shkruarit i përdorin studentët universitarë të Tetovës që e mësojnë gjuhën angleze si gjuhë të huaj gjatë mësimit të të shkruarit në anglisht?
-Cilat janë strategjitë e të shkruarit efektiv të cilat i inkurajojnë studentët e universiteteve në Tetovë për të mësuar të shkruajnë drejtë në anglisht?
-Sa efektiv është mësimi i strategjive të të shkruarit për zhvillimin e të menduarit kritik tek studentët e universiteteve në Tetovë?
Suzana Ibraimi ka lindur më 24.08.1984, në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesme kreu ne Tetovë. Në 2003/04 filloi studimet universitare në Universitetin e Evropës Juglindore ne degën e Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe diplomoi në korrik të vitit 2007.
Pas diplomimit, regjistroi studimet e magjistraturës në UEJL në fushën e Metodologjisë së Mësimdhënies së Gjuhës Angleze (ELT) me qëllim që ti zgjeroj njohuritë dhe të bëhet një mësimdhënëse kreative dhe e suksesshme duke kontribuar pozitivisht në edukim. Në 2007-08, gjatë semestrit të shtatë të studimeve punoi si demonstratorë ne UEJL kurse prej shtatorit të vitit 2007 punon si asistente ne Universitetin Shtetëror të Tetovës.