E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk çudit fakti se grave iu pëlqen të qajnë, e tezën për gjininë e përlotur e konfirmoi edhe studimi i ri, sipas të cilit një grua mesatare i kalon 1 vit e 4 muaj të jetës duke qarë.
Gratė qajnė 16 muaj tė jetės











Gjatë tri vjetëve të para të jetës qajnë tri orë në ditë sepse duket të ndërrohen, ushqehen apo argëtohen. Në moshë prej 1 deri në 3 vjet vajzat qajnë mesatarisht 2 orë dhe 2 minuta në ditë, e arsyet kryesore janë lodhja dhe fjalët e tepërta të prindërve.

Mosha e adoleshencës gjithashtu e ka fazën e famshme të lotëve, e mesatarja në javë është 2 orë e 13 minuta. Për këtë më përgjegjësit janë hormonet, grindjet me mike, dënimet e prindërve dhe ndarjet nga të dashurit.

Pas moshës 19-vjeçare, gruaja qanë mesatarisht 2 orë dhe 14 minuta në javë, e që lotët të rrjedhin mjafton të shikojnë në film të prekshëm. Pas moshës 25-vjeçare arsyet kryesore për të qarë janë ndarjet nga miqtë, lodhjet dhe lajmet e këqija. Kur të gjitha llogariten, bie se gratë që nga lindja deri në moshën 78-vjeçare mesatarisht qajnë 12.000 orë.
Ky studim u krye me 3000 gra, e rezultatet treguan se arsyet për të qarë ndryshojnë varësisht na periudhat e caktuara të jetës.

5 arsye kryesore nga lindja deri në 1vjet

Uria, lodhja, mënyra e vetme e komunikimit, ndjenja e papërshtatshme shkaku i pelenave të lagura, sëmundjet

5 arsye kryesore nga mosha 1-3-vjeçare

Lëndimet, lodhja, rëniet, dëshira për diçka, tërheqja e vëmendjes shkaku i sjelljeve të këqija

5 arsyet kryesore nga mosha 4-12-vjeçare

tërheqja e vëmendjes shkaku i sjelljeve të këqija, lëndimet, lodhja, sëmundjet, grindjet me miq

5 arsye kryesore nga mosha 13-18-vjeçare

Hormonet, grindjet me prindër, ndarjet nga të dashurit, dënimet, sjelljet e këqija të njerëzve tjerë

5 arsye kryesore nga mosha 19- 25-vjeçare

Filmat e prekshëm, ndarjet nga të dashurit, humbja e personit të dashur, pavendosmëria rreth lidhjes së gjatë, shtatzënia

5 arsye kryesore pas moshës 25-vjeçare

Filmat e prekshëm, ndarja nga partneri, humbja e personit të dashur, lodhja, lajmet e këqija për dikë tjetër

Publikuar: 01.09.2010 | 08:25
Lexuar: 924 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime