Zëvendëskryeministri Ademi në paraqitjen e tij para të pranishmëve foli për rëndësinë e hapjes së shkollës së mesme dhe ndikimin e saj në zhvillimin e komunës dhe rajonit.
Në fshatin Prelubisht të Komunës së Jegunovcës sot u organizua ceremonia solemne e fillimit të vitit shkollor 2010/11, me ç'rast u përura edhe objekti i ri i shkollës së mesme dygjuhësore të integruar e ndihmuar financiarisht nga Norvegjia.
Në këtë ceromi ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, ministri i arsimit dhe shkencës Nikolla Todorov, Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë si dhe ambasadori i OSBE-së, Hoze Luis Herero.
Zëvendëskryeministri Ademi në paraqitjen e tij para të pranishmëve foli për rëndësinë e hapjes së shkollës së mesme dhe ndikimin e saj në zhvillimin e komunës dhe rajonit.
Ndjehem i lumtur që jemi bashkë në këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë dhe për arsimin në përgjithësi. Kjo ditë është e vecantë, sepse sot përurojmë objektin e shkollës së mesme që është e para në Maqedoni e këtij lloji, pra dygjuhësore e integruar, si dhe nga këtu të shënojmë në mënyrë solemne fillimin e vitit shkollor 2010/11. Simbolika e hapjes së kësaj shkolle dhe shënimit të ceremonisë qendrore për fillimin e vitit të ri shkollor është që arsimi është sfera kryesore që ndikon në integrimin e të gjitha bashkësive etnike në vend. Maqedonia e pas vitit 2001, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit është vend i ndërtuar mbi bazën e multietnicitetit dhe me garanci të fuqishme për ndërtimin e shoqërisë me qytetarë të barabartë, theksoi Ademi.
Unë shfrytëzoj mundësi që ta falenderohoj qeverinë dhe qytetarët e Mbretërisë së Norvegjisë për ndërtimin e këtij objekti, kurse përfaqësuesit e Nansen Dialog Centar për kontributin e tyre dhe përcjelljen e përvojës pozitive në vendin tonë. Në fund të gjithë nxënësve që fillojnë sot mësimet u dëshirojë suksese në mësime, theksoi zëvendëskryeministri Ademi.
Ministri Todorov deklaroi se gjendja me librat shkollorë është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme lidhur me vitin e kaluar, Të gjitha librat për arsimin tetëvjaçar janë çuar nëpër shkollat, por siç tha gjendja në shkollat e mesme është më ndryshe.
Lidhur me objektet, Todorov deklaroi se në katër vitet e fundit janë investuar rreth 1,5 miliardë denarë për ripërtëritjen e ndërtesave dhe se punohet për procesin që vazhdimisht duhet të kryhet.
Shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni Hoze Luis Herero deklaroi se do të përpiqen që të ndihmojnë në përmirësimin e procesit arsimor.
Hapja e shkolls është investim i Mbretëerisë së Bashkuar Norvegjeze dhe arrin 110 mijë euro. Shkolla do të punojë në kuadër të shkollës së mesme komunale profesionale "Mosha Pijade" nga Tetova me gjithsej 35 nxënës në dy paralele të informatikës. Mësimi do të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe edhe në atë maqedonase.