E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fabrika me nisjen e operimit ka treqind puntorë dhe sipas planit të biznesit deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm ky numër pritet të arrij vlerë katërshifrore.
Filloi me punė, Kosovatex, fabrika e parė e xhinseve dhe konfeksioneve  nė Kosovė




Në Prishtinë, filloi me punë fabrika “Kosovatex” për prodhimin e xhinseve dhe konfeksioneve.

Kjo fabrikë është pajisur me teknologji bashkëkohore të avansuar në fushën e tekstilit me çka mundësohet kapacitet i lartë i prodhimit dhe kualitet sipas standardeve më të larta në këtë industri.

Për këtë qëllim, deri më tani në Kosovatex janë bërë mbi pesë milionë euro investime kapitale duke e bërë atë një ndër ndërmarrjet më të sofistikuara, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e më gjerë.

Fabrika me nisjen e operimit ka treqind puntorë dhe sipas planit të biznesit deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm ky numër pritet të arrij vlerë katërshifrore.

Me prodhim kryesisht të orientuar për eksport, Kosovatexi synon të bëhet qendër e industrisë tekstile në Ballkan.
Fabrika kosovare do të bashkpunojë me klientë ndërkombtarë duke përfshirë edhe brende të njohura botërore si Hugo Boss, Diesel, Levi’s, Replay, Otto Kern, Mustang, Pierre Cardin, etj. me të cilët veç më janë duke u zhvilluar raportebashkpunimi.

Drejtorët e fabrikës, Z. Nexhmedin Ejupi dhe Z. Kamal Canakapalli njëzëri thanë: Këtu në Prishtinë kemi zhvilluar një fabrikë që plotëson standarde të klasës botërore në industrinë e konfeksioneve.
Z. Canakapalli, më tutje shtoi: në Kosovatex janë instaluar paisje të fjalës së fundit të teknologjisë e cila do të mundësoj prodhimtari efikase me kualitet të lartë, por gjithashtu edhe hapësirat e fabrikës janë dizejnuar me kritere për shfrytëzim optimal të energjisë dhe për të krijuar kushte shumë të rehatshme pune.
Kosovatex, fabrika e parë e xhinseve dhe konfeksioneve  në Kosovë

Makinën për prerje automatike të firmës së njohur franceze Lectra, që mundëson precizitet dhe efikasitet të lartë – në fakt, për mua si drejtues i kësaj fabrike kjo makinë paraqet krenari të veçant duke patur parasysh se në regjion jemi të parët që e posedojmë, por madje edhe gjetiu, si p.sh. ne Itali, rrallë fabrika posedojnë një paisje të tillë moderne. Më tutje, linjat e prodhimit kompletohen me makinat automatike për qepje që sigurojnë kualitet konzistent, dhe teknologjinë e fundit për ngjyrosje dhe larje – komponentë kyçe kjo në prodhimin e xhinseve me dizenjeautentike.

Edhe standardi i menaxhimit po ndërtohet mbi baza të praktikave më të njohura nga fusha në fjalë, duke veçuar njësinë e kontrollit të kualitet që vjen nga Gjermania, dhe që në mënyrë të vazhdueshme mbikqyr procesin e prodhimit dhe bënë optimizimin e tyre për të rritur cilësinë.

Z. Canakapalli, është inixhinier i kualifikuar i tekstilit nga Instituti Indian i Teknologjisë, me eksperiencë 25 vjeçare në industrinë e tekstilit dhe ka menaxhuar me ndërmarrje lidere nga industria e tekstilit që prodhojnë produkte për brende të njohura si Polo Ralph Lauren, Tommy Hilfiger, Calvin Klein, Dockers, Levis, Marks & Spencer, Abercrombie & Fitch, Nike, Polo, Lacoste dhe të tjera. Në vazhdim, Z. Canakapalli, përmendi: unë si shtetas i huaj, por gjithashtu edhe kolegët e mi nga Gjermania, nuk e kemi patur të vështirë integrimin me personelin e këtushëm dhe tani më ndjehemi shumë mirë në Prishtinë, gjë që e bën punën tonë edhe më të kënaqshme.

Z. Nexhmedin Ejupi, gjithashtu me përvojë të gjatë në fushën e tekstilitka patur role të ndryshme në Kosovatex qënga viti 1981. Më tutje ai do të shprehë: dua të shtoj se për mua si pjesë e Kosovatexit për kaq vite, kjo ngjarje është edhe emocionale – nga një gjendje, kur kompleksi i fabrikës po shndrrohej në një ngrehinë të papërdorshme, sot me projektin e ri, kemi arritur të krijojmë një kapacitet prodhues që do të gjeneroj qindra vende pune.

Kosovatex u privatizua me spin-off special në procesin e privatizimit në Kosovë kushtet e të cilit parashihnin investim prej katër milion eurosh, dhe dyqind të punësuar, të cilat janë tejkaluar si me investimin e bërë, mbi pesë milionë euro, poashtu edhe me numrin e te punësuarëve, që tejkalohet për njëqind sish, dhe tashmë paraqet një model të suksesshëm të këtij procesi. Për këtë falenderojmë në veçanti edhe AKP-në për punën profesionale dhe përkrahjen e jashtëzakonshme në procedurat përkatëse që kanë ndihmar realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

Z. Nexhmedin Ejupi, për fund tha: Me rastin e hapjes së fabrikës,ne do të organizojmë një ceremoni solemne më 15 Shtator 2010,kur do të shpaloset edhe një suprizë e veçantë e Kosovatexit.
Kosovatex, fabrika e parë e xhinseve dhe konfeksioneve  në Kosovë

Publikuar: 01.09.2010 | 21:40
Lexuar: 2655 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Faruk (02/09/2010 01:05:20) URIME! Vetem njerezit e suksesshem me pervoje ne biznesin perendimor e cojne Kosoven perpara!
Fatmir bejta (02/09/2010 02:51:41) Ju lumt familja e madhe e ecollogut,gjithmon keni perkrah kosoven,sod jan gezuar shum shum familje kosovare me nisjen e fabrikes .Zoti ju bekoft.
rabishe bajrami (02/09/2010 03:57:57) juu lumt per kete sukses , dhe ju deshirojm fat te mbare.
Nushi (02/09/2010 14:24:28) Urime,urime dhe shume suksese,dhashte Zoti qe kjo kompani te hape edhe fabrika te tjera.
Gzim (02/09/2010 15:38:29) Njė lajm sa i mire aq edhe shpresdhenes, e pershendes investimin dhe ju deshiroj suksese te mėtutjeshme!
Bujar Gjurgjeala inxh . dipl. (10/09/2010 16:00:35) Ju lumt pėr sukses. Eshtė vėshtir nė Kosovė tė jėsh i suksesėshm sidomos nė prodhimtari, pasi qė nuk mundesh me has nė pėrkrahje tė sinqert institucionala.
Nurija (10/09/2010 16:38:49) urime ju lumt per sukseset qe keni arrit ti punsoni shum femra kosovare.
Emine Morina (15/09/2010 20:41:36) Pershendetje jam Emine Morina jetoj ne lagjen Emshir - Prishtine njeherit ju pergezoj per nje fillim kaq te mbar te kompanis tuaj Bravo ju qoft veq vazhdoni kesi njerz i duhen Kosoves. Mirpo deshiroj te punsohem tek ju (kompanija juaj). Me respekt Emine Morina tel:044/159-465
ajshe (16/09/2010 03:07:14) pershndetje urime dhe suksese ne punen tuaj kisha pas deshir qe te punoj ne ket fabrik kam te kryr kurisn e rrobaqepsis nse ka ven pune per mua ju lutme me lajmroni ne imell adresn time ose ne tel 044/206/908/ ju faliminderit kaloi mir
Naile (30/09/2010 16:10:55) pershendetje edhe une jam po ne kit drejtim por une jam ne klasen e 11 por kisha pas deshir qe kur te perfundoj shkullen e mesme qe te punsona ne kete fabrik ....JU UROJ SUKSESE TE GJITHEVE
Shkodran Popaj (06/10/2010 21:49:22) Urime shum per ket fabrik te merekullueshme, kam deshiren qe te ju kontaktoj . Mir po nu kam kur far mundesie ketu ne internet nuk muj te hy ne internet adresen e juaj apo ne kontakt me ju. Po se ju keni mundesi ju lutem tme shkruani ne e-mail adresen tim . Pershendetje nga Shkodran Popaj
Njazi Mehmeti (10/11/2010 15:49:15) Ju lutemi na i dergoni kont telefonat ne menyre qe te ju kontaktojme ne lidhje me produktet e juaja
Me respekt
Njazi Mehmeti
044.292.187
fatlir (23/11/2010 17:37:40) un jam djali i enver bekes dhe puna me plqen shum puna ma e mira shum me pelqen kjo e reja por edhe ajo e vjetra me pelqen po sidomos kjo ma e mir puna e re
fatlir beka (23/11/2010 17:42:33) Urime puna e re shum e mrekullushme Urime ja uroj punen e re shum e bukur ENVER BEKA PUNTOR I FABRIKES TE XHINSAVE
enver beka (23/11/2010 17:45:33) Un jam enver beka dhe jam i punsum ketu dhe me pelqen shum me respek enver beka 044 191 235.UrImE shum me pelqen.
enver beka (24/11/2010 20:38:37) Um jam enver beka dhe jam i punsum ne fabriken e xhinsave dhe jam i kenaqur dhe me pelqen shum pun te mbar enver beka Tel.044 191 235?
Sana (27/01/2011 18:29:04) pse kam pak njohuri per kete fabrik ju deshiroj pune te mbare, dhe kisha dashur qe sa me shume te zhvillohet prodhimi ne Kosove. I gezohem punes dhe sukseseve te qdo fabrike ne Kosove. Keshtu duhet punohet dhe te hecet perpara me puune.Shume sukses!
Fahrija (27/01/2011 18:55:16) Rruge te mbare ne eksport, ju deshiroj shume suksese.
Kisha dashur te jem punetore e kesaj fabrike,sikur te na jepni mundesin qe te informohemi me shume rreth punes dhe stafit te juaj.Kishte me qene mire te publikoni edhe konkurset apo shpalljet e punesimit. Fahrija nga Prishtina 044/442-757
agimi (27/01/2011 21:01:40) ju uroj me sukses me ket fabrik te prodhimit te gjinseve.une kam punuar ne itali 8 vite me diesel . mustang ,repley, romano e shum te tjera siq eshte berja e vijave dhe gryerrjen perpunimin me klor e shum tjera dhe e di vleren e saj .
lira (19/03/2011 13:58:46) urime urime ishalla ju prin e mbara veq perpara kosovatex
anduena (26/03/2011 12:41:24) Suksese Fabrika e gjinseve jam nga prishtina kisha pas deshir te punoj ne ket firm 044 454 094 vetem perpara
nazif kelmendi (27/04/2011 21:51:28) Urime e shum suksese, jetoi dhe veproi ne Suedi e me intereson bashkėpunimi me kėtė fabrik si mund te vi ne kontakt, ju lutem me ndihmoni
flutura (10/05/2011 14:25:41) urime dhe suksese te matutjeshme ju lumt dhasht zoti u hapshin edhe shum fabrika si kjo Mfalni por si mundem me kontaktu me juve ose ndonje menagjer te juajin qe kini mundsi me shkruani ne imell adresen time
sevimi (09/10/2011 18:27:23) Urime ju lumte veq sukses,kisha pas deshir te jem e punsuar tek ju,Mfalni por si mundem me kontaktu me juve ose ndonje menagjer te juajin qe kini mundsi me shkruani ne imell adresen time.
aziz rexhepi (29/10/2011 15:58:09) jam aziz rexhepi dhe jam interesum per ne pun
dhe kam deshir te punoj ne kit firm dhe kam respekt per ju nese ka ni vend per pun me respekt e pranoj

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime