E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky aktivitet i cili do të zhvillohet në Austri, do të jetë shumë i fortë pasi aty do të marrin pjesë disa taiboksier cilësor nga e gjithë bota. Do të garohet në stilat Free-Fight, Boks dhe Thaiboks.
Besnik Limani sėrish nė ring me 19 Shtator







Avdyl Salihu

Taiboksieri nga Zajazi, Besnik Limani, ka gjasa që më 19 shtator në arenën “Pyramide Vësendorf” në Vjenë të kryqëzoj dorëzat me përfaqësues nga Serbia. Këtë lajm e konfirmon edhe vet Limani, i cili u shpreh se do të bëj gjithçka që të mposht serbin nëse organizatori i ja cakton për kundërshtar.

“Ky aktivitet i cili do të zhvillohet në Austri, do të jetë shumë i fortë pasi aty do të marrin pjesë disa taiboksier cilësor nga e gjithë bota. Do të garohet në stilat Free-Fight, Boks dhe Thaiboks. Unë do të paraqitem në këtë të fundit, ndërkohë që ka gjasa të boksoj me taiboksier nga Serbia”, tha Besnik Limani, i cili më pas shtoi se ndjehet mirë i përgatitur që të kaloj me sukses këtë garë.

“Kam filluar me përgatitje intensive para 2 javëve, pasi një kohë kam qen në pushimë në vendlindje. Me trajnerin tim Dietmar Molzer, jemi duke e dhënë maksimumin që të paraqitem sa më i përgatitur në ringun e Vjenës. Shpresoj të kem sukses”, deklaroi për “KosovaBoxing”, taiboksieri i talentuar nga Zajazi i Maqedonisë, Besnik Limani.


Publikuar: 01.09.2010 | 10:44
Lexuar: 723 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime