Për zhvillim ekonomik duhet aksion i vërtetë. Katër vitet e fundit vendi shënon progres në më shumë sfera, por përpjekjet për përmirësimin e gjendjeve duhet të vazhdojnë", tha Zafirovski, duke shtuar se akoma një nga problemet kyçe është shkalla e lartë e papunësisë.
Maqedonia të investojë në arsim dhe në teknologjinë e re nëse dëshiron të jetë ekonomi e fortë dhe e suksesshme, ndërsa përpjekjet t'i kahëzojë jo vetëm drejt tërheqjes së investimeve, por edhe drejt hapjes së tregjeve të reja me importim tërësisht më të madh, porositën sot anëtarët e Bordit të drejtorëve të Maqedonisë 2025 Majk Zafirovski, Emil Hristov, Robert Arsov, Aleks Kormushov dhe Mitre Kutanovski.
Vlerësimi i tyre është se Maqedonia po lëviz në drejtim të duhur, por se megjithatë mbetet edhe shumë të punohet.
"Për zhvillim ekonomik duhet aksion i vërtetë. Katër vitet e fundit vendi shënon progres në më shumë sfera, por përpjekjet për përmirësimin e gjendjeve duhet të vazhdojnë", tha Zafirovski, duke shtuar se akoma një nga problemet kyçe është shkalla e lartë e papunësisë.
Maqedonia, shtoi, duhet t'i pasqyrojë investitorëve potencialë se ka kuadër dhe infrastrukturë.
Sipas Bordit të drejtorëve, kompanitë e huaja për shkak të krizës globale i kufizuan investimet. Dhe ende këto ballafaqohen me sfidat që janë pasojë nga kriza.
Hristov, Arsov, Kormushov dhe Zafirovski të cilët janë biznesmenë të suksesshëm të Maqedonisë në SHBA, sot kishin takim pune me përfaqësues të firmave vendase në të cilin ishin theksuar problemet aktuale në ekonomi. Bordi i drejtorëve me këshilla, sugjerime dhe propozime do t'i ndihmojë kompanive nga vendi në pjesën e miratimit të tregjeve të reja, tërheqjen e investimeve, zhvillimin e teknologjisë informatike dhe globalizimin e bizneseve.
Nesër është paraparë Bordi të ketë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga Qeveria.