Çdonjëri që vërteton se në vitin 94, 95, 96, 97 kur LSDM ishte në Qeveri na është dhënë ofertë për anëtarësim në NATO dhe bisedime me BE-në me referencën aktuale, dhe ne kemi refuzuar, është gënjeshtar dhe idiot total. Ju lutem në mënyrë precize të shënoni dhe përcillni gënjeshtar ose idiot total, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Kreu i LSDM-së Branko Cërvenkovski i quajti gënjeshtarë dhe idiotë të gjithë ata që pohojnë se në vitet 90, në kohën e qeverisjes së LSDM-së Maqedonia humbi shansin për anëtarësim në NATO dhe fillimin e bisedimeve për në BE.
Çdonjëri që vërteton se në vitin 94, 95, 96, 97 kur LSDM ishte në Qeveri na është dhënë ofertë për anëtarësim në NATO dhe bisedime me BE-në me referencën aktuale, dhe ne kemi refuzuar, është gënjeshtar dhe idiot total. Ju lutem në mënyrë precize të shënoni dhe përcillni gënjeshtar ose idiot total, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
I menjëhershëm ishte reagimi i VMRO-DPMNE-së. Shefi i diplomacisë Antonio Milloshoski tha se fjalori i Cërvenkovskit është mungesë e kulturës politike.
Këto ofendime nga ana Branko Cërvenkovskit drejt eurodeputetit Bernd Poselt më shumë flasin për mungesën e kulturës politike të Cërvenkovskit se sa për miqtë e Maqedonisë që angazhohen në Parlamentin Evropian që ne të fitojmë kujdesin e merituar, deklaroi Antonio Milloshovski, anëtar i kryesisë së VMRO-DPMNE-së.
Cërvenkovski tha se LSDM-ja do të heqë dorë nga kërkesat e saj, me qëllim që ti hapë rrugë dialogut politik, dhe Maqedonia të mos marrë kritika nga KE-ja për dialogun politik.
Do të mbështesim dhe votojmë çfarëdo rregullore, që do të paraqitet në shqyrtim në Kuvend nga ana e VMRO DPMNE-së, përfshirë edhe atë rregullore katastrofale të 2008. Heqim dorë nga iniciativa për formimin e komisionit parlamentar për kontrollin e parave të harxhuara të popullit.
Nëse kjo Qeveri vendos, edhe pse në fakt ka vendosur të vjedhë, ai problem nuk mund të zgjidhet me komision parlamentar. Përfaqësuesit e LSDM-së do të marrin pjesë në koordinim tek krye-parlamentari Veljanovski pavarësisht se çfarë diskutohet aty, deklaroi lideri opozitar. Branko Cërvenkovski.
Konferenca e sotme për shtyp e Brnako Cërvenkovskit është treguesi më i mirë se grupi parlamentar i LSDM-së nuk mendon dhe nuk merr pjesë në dialogun politik sipas bindjeve të veta, por e bën atë në përputhje dhe në varësi të disponimit të Cërvenkovskit, deklaroi Antonio Milloshovski, anëtar i kryesisë së VMRO-DPMNE-së.
Vendimin e LSDM-së për kthim tek koordinimet e kryetarit të Kuvendit e ka përshëndetur edhe zyra e BE-së në Shkup.Përforcimi i dialogut politik dhe harmonizimi në drejtim të rregullores, do të rrisë efikasitetin dhe kapacitetin demokratik të Kuvendit si dhe nevojën e qytetarëve.
I inkurajojmë të gjitha partitë politike të punojnë në frymën e konsensusit me qëllim të ballafaqohen me të gjitha çështjet e hapura, theksojnë nga zyra e BE-së në Shkup.
Shkëlzen Aqifi