E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

- Përballja e parë me këtë kundërshtare daton në vitin 1946. Në 13 ndeshje, Shqipëria është mundur 10 herë -.
Shqipėria, ndaj Rumanisė pėr tė kthyer historinė












Gjergji Mima

- Përfaqësuesja e Rumanisë, me të cilën Shqipëria do të përballet në eliminatoren e parë të Euro 2012-ës më 3 shtator, mund të konsiderohet kundërshtarja më e vështirë në letër.

Duke iu referuar historisë së përballjeve mes dy përfaqësueseve,
rumunët janë ekstremisht superiorë.

Në 13 përplasje me Rumaninë, Shqipëria ka fituar vetëm 2 ndeshje dhe
ka barazuar 1 dhe statistikat tregojnë që rezultatet pozitive të
kuqezinjve janë shënuar para viteve ’50.
Pikërisht në takimin e parë mes dy skuadrave, më 13 tetor 1946,
Shqipëria fitoi 1-0 me golin e Qamil Teliti në finalet e Kampionatit
Ballkanik, i fituar nga Shqipëria (i vetmi trofe ndërkombëtar).

Në ndeshjen pasuese, pas më pak se një viti (25 maj 1947), Shqipëria
do të shkatërrohej në kryeqytetin shqiptar me rezultatin e thellë 4-0,
po për Kampionatin Ballkanik.

Kuqezinjtë, që në atë kohë luanin futboll modern, më 2 maj 1948, do të
përsërisnin fitoren e 1946-ës, e fundit në historinë e përballjeve mes
tyre. Rezultati i fundit pozitiv është barazimi 1-1 i tetorit të
1949-ës.
Për rreth 60 vjet Shqipëria nuk njeh veçse humbje me Rumaninë, e
fundit 6-1 për eliminatoret e Euro 2008-ës, e zhvilluar më 21 nëntor
të 2007-ës në transfertë. Nga viti 1949 deri më 2007-ën Shqipëria
është mundur 9 herë rresht nga Rumania (4 humbje gjatë eliminatoreve
të Europianit, 2 humbje gjatë eliminatoreve të Botërorit dhe 3 humbje
në miqësore).
Ndeshja e radhës, do të zhvillohet më 3 shtator në Pietra Neamt
(në verilindje të Rumanisë), e 14-ta mes dy skuadrave.
Vendasit sigurisht që mbeten favoritë, pavarësisht se dy vitet e
fundit nuk po kalojnë momente të mira. Nga ana tjetër, edhe skuadra e
Josip Kuzhes, ndonëse ka arritur rezultate të kënaqshme në miqësoret e
zhvilluara, nuk garanton vazhdimësi për shkak të formës jo të mirë të
disa lojtarëve mbi 30 vjeç.
Kuqezinjtë do të luajnë në përballjen e radhës për të ndryshuar
historinë dhe sigurisht për t’i bërë një nisje pozitive eliminatoreve.
Kroati Josip Kuzhe, tashmë prej më shumë se një viti në krye të
kombëtares, do të ishte i kënaqur edhe më barazimin.

Për Shqipërinë, transferta rumune do të thotë shumë: kërkohet rezultat
pozitiv për një fillim të mbarë të eliminatoreve, trajneri Kuzhe do të
jetë para provës së vërtetë (deri tani na ka entuziazmuar vetëm në
miqësore), synohet ndryshimi i historisë së përballjeve direkte
(rumunët kanë fituar 9 ndeshje radhazi). Më 3 shtator kuqezinjtë do të
tregojnë se sa vlejnë.


- Ndeshjet Shqipëri - Rumani (1946-2007):


1. 13.10.1946

Shqipëri-Rumani 1-0 (Kamp. Ballkanik)-

Tr.: Ljubosha Broçiç


2. 25.05.1947 Shqipëri-Rumani

0-4 (Kamp. Ballkanik)

Tr.: Adem Karapici


3. 02.05.1948

Rumani-Shqipëri 0-1 Kamp. Ballkanik)

Tr.: Adem Karapici


4. 23.10.1949

Rumani-Shqipëri 1-1 (Kamp. Ballkanik)

Tr.: Sllave Llambi


5. 29.11.1949

Shqipëri-Rumani 1-4 (Miqësore)

Tr.: Ludovik Jakova


6. 05.10.1950

Rumani-Shqipëri 6-0 (Miqësore)

Tr.: Ludovik Jakova


7. 29.10.1972

Rumani-Shqipëri 2-0 (El. Botërorit 1974)

Tr.: Myslim Alla


8. 06.05.1973

Shqipëri-Rumani 1-4 (El. Botërorit 1974)

Tr.: Myslim Alla


9. 25.03.1987

Rumani-Shqipëri 5-1 (El. Euro 1988)

Tr.: Agron Sulaj


10. 28.10.1987

Shqipëri-Rumani 0-1 (El. Euro 1988)

Tr.: Agron Sulaj


11. 20.09.1988

Rumani-Shqipëri 3-0 (Miqësore)

Tr.: Shyqyri Reli


12. 06.09.2006

Shqipëri-Rumani 0-2 (El. Euro 2008)

Tr.: Oto Bariç


13. 21.11.2007

Rumani-Shqipëri 6-1 (El. Euro 2008)

Tr.: Oto Bariç.

Publikuar: 01.09.2010 | 13:45
Lexuar: 446 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime