E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në hulumtim kishin marrë pjesë meshkuj dhe femra nga mosha 65 deri në moshën 100 vjeçe, që të gjithë banorë të ishullit grek Ikaria. Banorët e këtij ishulli janë të njohur për sa i përket jetëgjatësisë së tyre. Këtu çdo i treti banor feston ditëlindjen e 90-të.
Pauza pėr kafe ndihmon tė jetoni mė gjatė




Nëse çdo ditë konsumoni një filxhan kafe, jeni në rrugë të mirë të jetoni më gjatë, theksojnë ekspertët. Një hulumtim i thjeshtë ishte marrë me jetëgjatësinë e njerëzve. Ekspertët nga universiteti në Athinë kanë tentuar të zbulojnë si është e mundur që disa njerëz përjetojnë të njëqindtat përkundër shtypjes së lartë të gjakut. Sipas studimit, kafeja përmirëson elasticitetin e artereve, që mund të parandalojë sëmundjet e zemrës.

Në hulumtim kishin marrë pjesë meshkuj dhe femra nga mosha 65 deri në moshën 100 vjeçe, që të gjithë banorë të ishullit grek Ikaria. Banorët e këtij ishulli janë të njohur për sa i përket jetëgjatësisë së tyre. Këtu çdo i treti banor feston ditëlindjen e 90-të.

Ekspertët mendojnë se ushqimi mesdhetar, mjalti dhe çaji vendor, po ashtu, luajnë një rol kyç kur është në pyetje kohëzgjatja e jetës së njeriut.

Ekspertët theksojnë se konsumimi i kafesë mund t’u ndihmojë njerëzve të jetojnë më gjatë. Ishin anketuar rreth 485 njerëz që vuanin nga shtypja e lartë e gjakut.

Së pari kishin kontrolluar elasticitetin e artereve tek të gjithë pjesëmarrësit. 56% e të anketuarve kishte deklaruar se mesatarisht konsumojnë kafenë, një deri dy filxhanë brenda ditës.

Ishte vërtetuar se njerëzit që arteret më të shëndetshme i kishin ata persona që mesatarisht konsumojnë kafenë. Enët e tyre të gjakut dukeshin të ngjashme me ato të njerëzve në moshë shumë më të re se ata.
Pauza për kafe ndihmon të jetoni më gjatë
Pauza për kafe ndihmon të jetoni më gjatë
Pauza për kafe ndihmon të jetoni më gjatë
Pauza për kafe ndihmon të jetoni më gjatë

Publikuar: 02.09.2010 | 13:11
Lexuar: 723 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime