E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sot delegacioni i Kosovës u takua me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mjedisit, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Nukleare. Tema e takimit ishte përgatitja e një bashkëpunimi të rëndësishëm Gjermani-Kosovë për adaptimin e modelit gjerman për sanimin e çështjeve mjedisore në sektorin e energjisë dhe minierave.
Ministrja Pula nė Gjermani





Një delegacion nga Kosova i kryesuar nga Ministrja e Energjisë dhe Minierave,Justina Shiroka- Pula po merr pjesë në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar për Miniera dhe Sanim Mjedisor i sponsorizuar nga qeveria gjermane që po mbahet në Qendrën e Kongreseve në Dresden të Gjermanisë. Në këtë Kongres ndërkombëtar marrin pjesë përfaqësues të qeverise gjermane, përfaqësues të qeverive dhe institucioneve dhe agjencioneve publike që përkujdesen për mjedisin nëpërmjet sanimit të pasojave të veprimeve minerare, veçanërisht rikultivimin e minierave sipërfaqësore të linjitit nga shtete të ndryshme nga të gjitha kontinentet.

Sot delegacioni i Kosovës u takua me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mjedisit, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Nukleare. Tema e takimit ishte përgatitja e një bashkëpunimi të rëndësishëm Gjermani-Kosovë për adaptimin e modelit gjerman për sanimin e çështjeve mjedisore në sektorin e energjisë dhe minierave.

Pala gjermane u tregua e gatshme të mbështesë Kosovën, fillimisht nëpërmjet Agjencionit publik LMBV që është institucioni më i rëndësishëm gjerman i specializuar në sanimin e çështjeve mjedisore.

Gjermania, që ishte një nga vendet prodhuese të mëdha të linjitit, gjatë njëzet viteve të fundit ka dekomisionuar një numër të madh të termocentraleve te vjetra me linjit. Ajo ka mbyllë minierat përkatëse dhe ka sanuar plotësisht rreth 30 miniera sipërfaqësore të linjitit, të cilat në të kaluarën kanë prodhuar rreth 300 milionë tonë linjit të energjisë në vit, proces që ka kushtuar disa miliardë euro.

Publikuar: 02.09.2010 | 13:25
Lexuar: 278 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime