Kurse sa i përket banesave të vjetra, Fetahu ka thënë se ka dallime në çmime, ku qendra e vjetër është me çmime më të larta. Disa shkojnë 1500-2000 euro për metër katror.
Arsim Rashiti
Banesat në kryeqytet vazhdojnë të kenë çmime të larta dhe dallojnë varësisht prej lagjes dhe pozitës së saj. Banesat në qendër të Prishtinës kanë çmime më të larta se ato në periferi. Bedri Prishtina, pronar i kompanisë ndërtuese Tregtia , ka thënë se blerësi duhet ta dijë se çka është çmimi neto dhe bruto, sepse mund të ndryshoj 17 - 20 për qind. Në çmim ndikon kostoja e lartë e ndërtimit, ku përfshihen shpenzimet komunale, materiali ndërtimor,i cili ka filluar të shtrenjtohet.
Nuk ka ndryshime, madje çmimi mund të ngrihet, ka thënë ai. Në lagjen Mati çmimet e banesave të ndërtuara nga kjo kompani sillen nga 700-800 euro, varësisht prej katit dhe pozitës. Në lagjen Arbëria çmimi sillet banesave 800- 1000 euro për metër katror. Ndërkaq në kompleksin Apollonia Blloku E-6 më Fushë Kosovë ai është 800-900 euro për metër katror. Në këtë kompleks, përkatësisht në bllokun B15 çmimi është më i lirë, 550-650 euro për metër katrorë.
Sipas Arsim Fetahut, drejtor në agjencinë për shitjen e patundshmërive Millenium, në lagjen Mati 1, ku bëhen plot ndërtime të reja, thotë se çmimi i tyre sillet nga 600-900 euro për metër katrorë. Ndërsa sa i përket qendrës së qytetit të Prishtinës, sipas tij, çmimet e ndërtimeve të reja sillen nga 800-1000 euro për metër katror. Në lagjen Emshir ato janë 700-850 euro për metër katror, ndërsa në lagjen Arbëria - 800-900 euro për metër katror.
Kurse sa i përket banesave të vjetra, Fetahu ka thënë se ka dallime në çmime, ku qendra e vjetër është me çmime më të larta. Disa shkojnë 1500-2000 euro për metër katror.
Ky çmim është i lartë, sepse qendra e ka rëndësinë e vet, për arsye se të gjitha institucionet janë afër vendbanimit, si: shkolla,
fakultete, biznesi, puna.... Këto ndikojnë në çmimin e lartë të banesave, ka thënë ai. Ndërsa në lagjen Ulpiana dhe Dardania çmimet e banesave të vjetra sillen nga 900-1200 euro për metër katror.
Fetahu ka shtuar se sa i përket ndërtimeve të vjetra, më të lira janë ato në lagjen Bregu i Diellit, ku çmimet e banesave sillen prej 750-800 euro për metër katror. Ndërkaq, po nëm këtë lagje, në zonën e perëndimit çmimet janë gati si në qendër të qytetit.
Faton Krasniqi, njëri nga pronarët e agjencisë për shitjen e patundshmërive ABC Real Estate, ka thënë se rreth 90% e banesave në Prishtinë nuk kanë leje dhe blerësit nuk mund të bartin pronësinë.
Tani pritet të licencohen banesat e rejat dhe sigurisht çmimet do të ngrihen, thotë ai.
Sipas tij, këtu qëndron edhe arsyeja pse nuk ka rëni të çmimeve, përkundër ndërtimit mjaft të madh që bëhet.
Ndërsa Asdren Osaj, këshilltar i kryetarit të Komunës së Prishtinës, ka thënë se që nga përfundimi i luftës në qytetin e Prishtinës janë ndërtuar gjithsej 734 mijë e 552 metra katror objekte të banimit. Sipas tij, janë ndërtuar mbi 7300 banesa të kategorive të ndryshme në kryeqytet.
Ai ka thënë se në bazë të dhënave të Drejtorisë së Urbanizmit ndërtimi i objekteve të banimit është i shtrirë pothuajse në të gjitha pjesët e kryeqytetit. Lumir Abdixhiku, drejtor menaxhues i institutit Riinvest, thënë me ndërtimet ka ndodhur situatë e njëjtë në tërë rajonin, si në Shqipëri, Maqedoni, e gjetiu.
Një nga arsyet është lëvizja e njerëzve në qytet, e cila e ka rritur kërkesën për banesa, ka thënë ai.
Sipas tij, në periudha afatgjata është e paparashikueshme industria e ndërtimit edhe pse ajo po performon shumë mirë në Kosovë. Mund të pritet rënie e çmimeve të banesave, sepse ngopet tregu me ndërtimet të reja.