E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"KIA" prej nesër do të ofrojë riparim falas të automobilave, ndërsa do t'ua kompensojë edhe shpenzimet atyre blerësve, të cilët paraprakisht vetë e kanë zgjidhur problemin.




Prodhuesi i dytë më i madh koreanojugor i automobilave, kompania "KIA Motors", sot paralajmëroi se në kontroll teknik do të tërheqë rreth 18.000 automobila të saj, me qëllim që të zgjidhet problemi me dritat e brendshme të shkaktuara për shkak të instalimit të keq elektrik.

Kompania do të tërheqë rreth 6.000 modele "Soul" të prodhuara në periudhën prej 17 shtatorit të vitit 2009 deri më 8 qershor të këtij viti, si dhe 4.305 automobila sportive për terren "Sorento" dhe rreth 1.3000 automobila terreni "Mohave", të montuara nga 1 shtatori i vitit të kaluar deri më 1 korrik të vitit 2010. Janë tërhequr gjithashtu edhe më shumë se 6.700 sedane "K7" të përpunuara mes 11 dhjetorit të vitit 2009 dhe 1 korrikut të këtij viti.

"KIA" prej nesër do të ofrojë riparim falas të automobilave, ndërsa do t'ua kompensojë edhe shpenzimet atyre blerësve, të cilët paraprakisht vetë e kanë zgjidhur problemin.

Publikuar: 02.09.2010 | 13:34
Lexuar: 422 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime