Sipas këtij vendimi, të gjitha llojet e targave do të kenë këtë stemë në makinat e tyre në të ardhmen, ndërsa më parë ajo ka qenë e konfiguruar me stemën kuqezi të shqiponjës, germat e qyteteve, katër shifra dhe një germë.
A.Gjonaj
- Qeveria ka vendosur që targat e makinave shqiptare të orientohen sipas modelit europian, pasi stema zyrtare (emblema), të cilën duhet të mbajnë në të majtë, do të paraqesë sfondin me ngjyrën e flamurit të BE-së, blu, mbi të cilin vendoset shqiponja dhe simboli 'Al' me ngjyrë të bardhë.
"Në të djathtë të targës opsionale, sfondi me ngjyrën e flamurit të BE-së, blu, mbi të cilin vendoset viti i parë i regjistrimit në Republikën e Shqipërisë (brenda një rrethi të bardhë) dhe shenja e ndarjes administrative me ngjyrë të bardhë", përcaktohet në vendimin e qeverisë.
Sipas këtij vendimi, të gjitha llojet e targave do të kenë këtë stemë në makinat e tyre në të ardhmen, ndërsa më parë ajo ka qenë e konfiguruar me stemën kuqezi të shqiponjës, germat e qyteteve, katër shifra dhe një germë.
Tashmë nga rikonfigurimi i ri i targës do të jetë stema me sfond blu, shqiponja e bardhë dhe simboli i shtetit, "Al" (Albania) po me ngjyrë të bardhë. Këtë lloj të ri targash do ta mbajnë të gjitha tipet e makinave që nga ato shtetërore, private, të misionit diplomatik, taksive dhe të policisë.
Targat e mjeteve, që i bashkëlidhen këtij vendimi:
Targat e mjeteve rrugore vetëlëvizëse, buxhetore dhe private: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të zeza;
Targat e mjeteve rrugore në shërbimin taksi: sfondi i verdhë, shkronjat dhe numrat të kuq. shenja dalluese T (Taksi);
Targat e mjeteve rrugore të përkohshme: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PRK (Përkohshme);
Targat e mjeteve rrugore të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese CD (Trup Diplomatik);
Targat e mjeteve rrugore të shërbimit të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese TR;
Targat e mjeteve rrugore të policisë: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat blu, shenja dalluese MB (Ministria e Brendshme);
Targat e mjeteve rrugore në provë: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PROV;
Targat përsëritëse: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq;
Targat e makinave bujqësore: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese MB (Makinë Bujqësore);
Targat e makinave teknologjike: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese MT (Makinë Teknologjike);
Targat e rimorkiove, buxhetore dhe private: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese R (Rimorkio);
Targat e rimorkiove bujqësore: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese RB (Rimorkio Bujqësore);
Targat e rimorkiove teknologjike: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese RT (Rimorkio Teknologjike).