Për bashkëjetesën, tolerancën shekullore fetare të cilat janë karakteristika të Dibrës foli edhe myftiu dibran Ruzhdi Lata, i cili theksoi se në Dibër me shekuj ka qenë kështu, kështu është dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov mori pjesë dje në iftar në Dibër, të organizuar nga myftinia dibrane.
Krahas kryetarëve të qyteteve të tjera fqinje nga Maqedonia , qytetit kufitar shqiptar Peshkopi, përfaqësues të BFI-së dhe KOM-it, eprorëve të Myftinisë së Dibrës dhe të famullisë dibrane, të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i BFI-së-së të Maqedonisë, reis ul elema efendi Sulejman Rexhepi.
"Me të vërtetë është nder të jemi këtu në Dibër, qytet i cili ka traditë të vjetër për mikpritje. Për këtë në bisedë me presidentin e shtetit myftininë dibrane e zgjodhëm për nikoqir tonin të iftarit të presidentit, që mbetet traditë të cilën e filluam vitin e kaluar nga Gostivari dhe do ta vazhdojmë edhe vitet e ardhshme", porositi Rexhepi.
Për bashkëjetesën, tolerancën shekullore fetare të cilat janë karakteristika të Dibrës foli edhe myftiu dibran Ruzhdi Lata, i cili theksoi se në Dibër me shekuj ka qenë kështu, kështu është dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen.
Duke u falenderuar për mikëpritjen presidenti Ivanov tha se Dibra çdoherë ka qenë shembull se si njerëzit jetojnë të bashkuar.
"Ramazani është muaj kushtuar mirëqenies, ndihmës së njerëzve të cilëve duhet tu shtrihet dora. Një muaj në të cilin nuk mendojmë vetëm për vete dhe nevojat tona, por jemi të thirrur të mendojmë edhe për të tjerët.
Shpresoj se do të arrijmë të mësojmë të mendojmë në fqinjët tanë, të afërmit dhe miqtë edhe në muajt e tjerë", porositi Ivanov duke shtuar se me mjediset e tilla mundemi më së miri të tregojmë se në Maqedoni çdoherë është jetuar bashkërisht dhe se kështu do të jetohet edhe në të ardhmen.
Presidenti Ivanov paraprakisht e vizitoi selinë e Eparhisë dibrane të kishës "Shën e Premtja", ku pati takim të shkurtër me kryetarin e komunës së Dibrës Argëtim Fida, por e vizitoi edhe Xhaminë e re Saat kulla.