E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimet me pakicë në gusht të vitit 2010, në krahasim me korrikun e vitit 2010, janë më të larta për 0,2 për qind, ndërsa indeksi i shpenzimeve për jetesë është më i lartë për 0,1 për qind.
Shporta konsumatore nė gusht ėshtė 11.891 denarė










Vlera e shportës konsumatore për ushqim dhe pije për një amvisëri katëranëtarëshe, e llogaritur në bazë të çmimeve me pakicë, në gusht të këtij viti është 11.891 denarë dhe në raport me muajin paraprak është në nivel të njëjtë.

Çmimet me pakicë në gusht të vitit 2010, në krahasim me korrikun e vitit 2010, janë më të larta për 0,2 për qind, ndërsa indeksi i shpenzimeve për jetesë është më i lartë për 0,1 për qind.

Rritja e shpenzimeve për jetesë prej 0,1 për qind është rezultat i indekseve më të lartë të yndyrave për 10,8 për qind, vezëve për 1,9 për qind, perimeve të përpunuara dhe të konservuara për 0,5 për qind dhe i mishit për 0,2 për qind.

Në gusht, rritja e indekseve të shpenzimit për jetesë është vërejtur edhe tek ngrohja qendrore për 10,9 për qind, mjetet për arsim për 1,1 për qind dhe shërbimeve administrative për 0,3 për qind.

Zvogëlimi i indeksit të shpenzimeve të jetesës në gusht të vitit 2010, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur tek pemët për 2,6 për qind, perimet për 1,9 për qind, qumështi i freskët dhe prodhimet e tjera ushqimore për 0,5 për qind, prodhimet e qumështit për 0,4 për qind, pijet joalkoolike për 0,3 për qind, prodhimet e grurit dhe përpunimet e mishit për 0,2 për qind.

Zvogëlim të indeksit të shpenzimeve për jetesë është vërejtur tek derivatet e naftës për 1,4 për qind, mjetet për higjienë për 0,7 për qind, aparatet për amvisëri për 0,4 për qind dhe mobilja për 0,2 për qind.

Në nivel të muajit paraprak mbetën indekset e grupeve: Veshje dhe veshmbathje dhe Restorante dhe hotele.

Indeksi i çmimeve me pakicë në gusht 2010, në krahasim me gushtin e vitit 2009, shënon rritje prej 2,5 për qind, ndërsa shpenzimet e jetesës shënojnë rritje prej 1,9 për qind.

Publikuar: 02.09.2010 | 17:52
Lexuar: 369 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime