E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kam kënaqësinë e veçantë që, pas kthimit tim nga vizita në Maqedoni, t’Ju përshëndes dhe t’Ju përcjell falenderimet e mia të përzemërta dhe të sinqerta për takimin vëllazëror që më rezervuat mua dhe delegacionit që më shoqëroi, në të cilin patëm rastim të shkëmbejmë mendime të vlefshme për zhvillimet më të fundit në Maqedoni, Shqipëri dhe në rajon” shkruan z. Meta.
Meta i shkruan Selmanit, shpreh gatishmėrinė pėr bashkėpunim








Zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta i ka dërguar letër Kryetarit të Demokracisë së Re, z. Imer Selmani, me ç’rast e ka falenderuar për takimin që realizuan gjatë vizitës zyrtare të z. Meta në Republikën e Maqedonisë.

“Kam kënaqësinë e veçantë që, pas kthimit tim nga vizita në Maqedoni, t’Ju përshëndes dhe t’Ju përcjell falenderimet e mia të përzemërta dhe të sinqerta për takimin vëllazëror që më rezervuat mua dhe delegacionit që më shoqëroi, në të cilin patëm rastim të shkëmbejmë mendime të vlefshme për zhvillimet më të fundit në Maqedoni, Shqipëri dhe në rajon” shkruan z. Meta.

Më tej, z. Meta shpreh bindjen e tij se Demokracia e Re nën drejtimin e Selmanit do të vazhdojë të japë kontributin e saj konstruktiv në realizimin në kohë dhe me sukses të Marrëveshjes së Ohrit, si mekanizëm bazë për përmbushjen e aspiratave të shqiptarëve për barazi, progres e mirëqenie, si dhe në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Publikuar: 02.09.2010 | 18:04
Lexuar: 186 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime