E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në afatin e dytë dhe të tretë të regjistrimit, në fakultetet në të cilët ka vende të lira, të drejtë konkurrimi kanë kandidatët me maturë shtetërore, kandidatët me shkollim të mesëm, përpara se të implementohet matura shtetërore dhe kandidatët me maturë ndërkombëtare.
Nė  USHT filloi sot afati i dytė  i regjistrimit tė studentėve tė  rinj









Në të gjitha fakultetet dhe programet studimore të USHT-së, në të cilat gjatë afatit të parë të regjistrimit nuk është plotësuar numri i nevojshëm i studentëve, nga 2 deri më 4 shtator mbahet afati i dytë për regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2010/11.

Në afatin e dytë dhe të tretë të regjistrimit, në fakultetet në të cilët ka vende të lira, të drejtë konkurrimi kanë kandidatët me maturë shtetërore, kandidatët me shkollim të mesëm, përpara se të implementohet matura shtetërore dhe kandidatët me maturë ndërkombëtare.

Gjatë paraqitjes për regjistrim në fakultetet, kandidatët i dorëzojnë këto dokumente:fletëparaqitje për regjistrim, dëftesa origjinale për të gjitha klasat, diplomë për kryerjen e shkollës së mesme, certifikatë nga libri amzë i të lindurve dhe certifikatë për nënshtetësi të RM-së. Në afatin e parë të regjistrimit në USHT janë plotësuar këto vende:

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore:

Nga 340 vendet e parapara për regjistrim, në shtatë programet studimore të këtij fakulteti, në afatin e parë janë regjistruar 137 studentë, kështu që, për afatin e dytë kanë ngelur edhe 203 vende të lira. Interesim më të madh është treguar për drejtimet Informatikë dhe Biologji, për të cilat drejtime në afatin e dytë të regjistrimit kanë ngelur edhe shumë pak vende të lira.

Instituti i Ekologjisë dhe Teknologjisë:

Në këtë Institut janë plotësuar gati gjysma e vendeve të parapara. Për afatin e dytë kanë ngelur edhe 31 vende të lira.

Fakulteti Filozofik:
Në  USHT filloi sot afati i dytë  i regjistrimit të studentëve të  rinj

Gjatë afatit të parë të regjistrimit është plotësuar gjysma e numrit të paraparë me konkurs. Kështu, nga 330 vendet e lira janë plotësuar 162, do të thotë për afatin e dytë kanë ngelur edhe 168 vende të lira.

Interesim më i madh ka mbizotëruar për drejtimin e Pedagogjisë, në të cilin nga 80 vendet e parapara janë plotësuar 72 vende dhe për afatin e dytë kanë ngelur edhe 8 vende të lira.

Interesim të konsideruar ka pasur edhe për drejtimin e Psikologjisë, në të cilin nga 90 vendet e parapara, gjatë afatit të parë të regjistrimit janë plotësuar 59 vende.

Fakulteti i Kulturës Fizike:

Në afatin e parë të regjistrimit janë pranuar 33 studentë, ndërsa gjithsej janë paraparë 80 vende në këtë fakultet. Do të thotë për afatin e dytë kanë ngelur edhe 47 vende të lira.

Fakulteti Filologjik:

Mjaft vende të lira ka në Fakultetin Filologjik. Si këtu në qendër, po ashtu edhe në fakultetet e disperzuara në Shkup dhe Dibër. Në gjashtë drejtimet e këtij fakulteti, deri tani janë regjistruar 206 studentë, ndërsa kanë ngelur edhe 704 vende të lira.

Në Programin studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge, ka një student të regjistruar, në Gjuhë dhe Letërsi Italiane nuk ka pasur asnjë kandidat të interesuar.
Në  USHT filloi sot afati i dytë  i regjistrimit të studentëve të  rinj

Fakulteti i Arteve:

Nga 95 vendet e parapara, janë plotësuar 30 vende. Asnjë nuk është regjistruar në Programin studimor Art dramatik, me të gjithë drejtimet.

Interesim më i madh për Programin studimor Arti figurativ, ku janë plotësuar gjysma e vendeve të parapara, si dhe në Artin muzikor, veçanërisht në drejtimet vokale dhe instrumentale.

Fakulteti Juridik:

Janë plotësuar pak më tepër se gjysma e vendeve të parapara. Për në afatin e dytë kanë ngelur pa u plotësuar edhe 328 vende.

Interesim më të madh ka pasur për drejtimin gjyqësor dhe ato administrative, si për studimet në Tetovë, po ashtu edhe në fakultetet me studime të disperzuara në Shkup dhe Kërçovë.

Fakulteti Ekonomik:

Sikurse edhe në fakultetet tjera edhe në atë Ekonomik interesimi kanë qenë i kënaqshëm dhe janë plotësuar pothuajse gjysma e vendeve të parapara. Nga 540 vendet e parapara janë plotësuar 220 vende dhe kanë ngelur pa u plotësuar edhe 320 vende.

Në studimet e disperzuara në Strugë, në drejtimin e Ekonomisë dhe biznesit, nga 65 vendet e parapara me kuotë shtetërore, kanë ngelur pa u plotësuar vetëm 3 vende, ndërsa tani më nuk ka vende të lira për studime me kuotë shtetërore në drejtimin e Turizmit të përgjithshëm.

Fakulteti i Shkencave të Zbatuara:

Në këtë fakultet, nga 280 vendet e parapara janë plotësuar 62 vende, kanë ngelur edhe 218 vende të lira. Interesimi më i madh ka qenë për drejtimet e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

Në drejtimin e Mekatronikës, ka pasur 5 të regjistruar, ndërsa në Inxhinieri ekonomike, asnjë kandidat të interesuar.

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Ushqimit:

Edhe në këtë fakultet janë plotësuar gati gjysma e vendeve të parapara. Nga 100 vendet e parapara, janë plotësuar 44. Për 35 vendet e parapara për të studiuar me kuotë shtetërore në drejtimin e Teknologjisë ushqimore janë plotësuar që në afatin e parë të studimeve, ndërsa kanë ngelur edhe 15 vende me vetëfinancim. Vende të lira ka mjaft edhe në drejtimin e Të ushqyerit.

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë:

Në këtë fakultet është plotësuar përqindja më e madhe e numrit të paraparë. Nga 380 vendet e parapara, në të gjitha Programet studimore, kanë ngelur edhe 122 vende.

Në drejtimet, Mjekësi e përgjithshme, Stomatologji dhe Farmaci, janë plotësuar thuajse të gjitha vendet për studime me kuotë shtetërore. Më tepër vende të lira ka në drejtimin e studimeve të disperzuara të Fizioterapisë në Dibër.
Në  USHT filloi sot afati i dytë  i regjistrimit të studentëve të  rinj

Fakulteti i Administratës së Biznesit:

Në këtë fakultet kanë ngelur pa u plotësuar edhe 317 vende, nga 680 sa ishin paraparë me konkurs. Interesim mjaft i madh ka qenë për drejtimin e Administratës së biznesit, si për studimet në Tetovë, po ashtu edhe ato të disperzuara në Shkup.

Nga 220 vendet e parapara për studime me kuotë shtetërore në Tetovë, në drejtimin e Administratës së biznesit kanë ngelur edhe 47 vende të lira, ndërsa për studimet e disperzuara në Shkup, nga 135 vendet e parapara kanë ngelur vetëm edhe 10 vende.

Marrë në përgjithësi, gjatë afatit të parë të regjistrimit, ka pasur një interesim mjaft të madh. Nga 4465 vendet e parapara për regjistrim, në të tri kategoritë, me kuotë shtetërore, me vetëfinancim dhe me korrespondencë, janë plotësuar rreth 70% të vendeve të parashikuara.

Edhe tre ditë regjistrim për studimet e disperzuara të USHT-së në Kumanovë

Në tre ditët e ardhshme do të zgjatë regjistrimi i studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës për studimet e disperzuara në gjuhën shqipe.

Në këtë fakultet, në afatin e parë të regjistrimit janë regjistruar disa studentë maqedonas, të cilët ligjëratat i dëgjojnë në gjuhën shqipe, ndërsa provimet do t'i japin në gjuhën maqedonase.

Sipas informacioneve të dekanit Metush Sulejmani, vende të lira ka vetëm në degën biznes administratë. Në fakultet ka vend për rreth 100 studentë të biznes administratës, të cilët do ta vetëfinancojnë shkollimin e tyre.

"Të gjitha vendet për studimet në administratë publike janë plotësuar në afatin e parë të regjistrimit", deklaroi Sulejmani.

Në afatin e parë të regjistrimit në kuotë shtetërore janë pranuar 200 studentë për biznes dhe 20 për adminsitratë publike.

Publikuar: 02.09.2010 | 18:42
Lexuar: 1123 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime