Eurodeputetja gjermane Doris Pack në një intervistë ekskluzive për Radio Kosova thekson se Rezoluta që do të miratohet të enjten është përgatitur muaj më parë mbi bazën e zhvillimit të proceseve në Kosovë.
Zonja Pack, Parlamenti Europian do të miratojë një rezolutë për Kosovën duke marrë shkas një vjetorin e pavarësisë. Çfarë përmban Rezoluta?
Intervistë me Doris Pack
Eurodeputetja gjermane Doris Pack në një intervistë ekskluzive për Radio Kosova thekson se Rezoluta që do të miratohet të enjten është përgatitur muaj më parë mbi bazën e zhvillimit të proceseve në Kosovë.
Zonja Pack, Parlamenti Europian do të miratojë një rezolutë për Kosovën duke marrë shkas një vjetorin e pavarësisë. Çfarë përmban Rezoluta?
Doris Pack: Parlamenti Europian debaton sot për Kosovën, ndërsa nesër miraton një rezolutë për Kosovën, por jo duke marrë shkas njëvjetorin e pavarsimit të Kosovës. Rezoluta ëshë përgatitur muaj më parë mbi bazen e zhvillimti të procesve në Kosovë dhe ndërlidhet me punë e Euleskit, situatën e përgjitshme në Kosovë, raprotet midis Beogradit dhe Prishtinës etj. Të gjitha këto çështje kanë një rol në këtë rezolutë.
Çfarë meszhi dërgoni për Beogradin zyratar?
Doris Pack: Kemi apelaur te Beogradi të mos pengojë zhvuillimin e këtij shteti dhe të mos përkrahë strukturat paralele. Kemi kërkuar që puna e Euleksit të përkrahet në të gjithë territorin e Kosovës. Por kemi kërkuar edhe nga e Qeveris së Kosovës që të zbatojë atë që është shkruar në Kushtetutën e Kosovës.
Siç e dini Kushtetuta bazohet mbi palnin e Ahtisarit. Prandaj, Qeveria e Kosovës duhet të japë sinjale të qarta se në Kosovë është e mundur jeta për të gjitha minoritet. Në rezolutë kemi kërkuar edhe themelimin e një Universiteti multietnik në mënyrë që së bashku të kenë mundësi të studjojnë sudentë shqiptarë dhe serbë.
Ka një universitet në Mitrocvicë dhe ka një universitet në Prishinë, por ky universitet - univesristei multietnik duhet të themelohe në mes të Kosovës. Po ashtu kemi dhënë edhe disa rekomandime se si duhet dhe mundet të ecet përpara në Kosovë.
Zonja Pack, ka pesë vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sa po e pengon kjo zbatimin e një politike të jashtme të BE në këtë rast për Kosovën?
Doris Pack: Nuk është mirë kur një komunitet si BE-ja nuk flet me një gjuhë. Mirëpo, BE nuk përbëhet vetëm nga një shtet, por është një bashkësi shtetesh ku secili vend veç e veç mudn të vendosë ndryshe nga shteti tjetër. Ne nuk jemi Shtetet e Bashkura të Europës, prandaj edhe nuk mund të bëhet asgjë kundër qëndrimti të këtyre shtetve anëtare të BE që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosvoës. Por një gjë është e qartë: të 27 vendet anëtare kanë mbështetur, përkrahur dhe qëndrojnë prapa misionit Euleks në Kosovë.
Fadil Gashi, RTK