Ajo pritet të rritet në Uragan që ditën e shtunë. Në këtë periudhë, uraganet janë dukuri normale në këtë pjesë të botës.
"Përpiqem të blej një bateri dore, benzinë dhe gaz, që mund të na nevojiten në qoftë na godet stuhia.", thotë Hajs Allen, banor vendas.
Uragani i fuqishëm Earl që lëviz përgjatë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara sot iu afrua shtetit të Karolinës së Veriut. Stuhia, e cila është në shkallën e katërt, sonte vonë pritet ti godet zonat bregdetare, kështu që banorët lokalë po përgatiten për tu strehuar.
Banorët blejnë ushqim, ujë dhe gjeneratorë të energjisë elektrike edhe pse shpresojnë që uragani do të qëndrojë mbi oqean. Ndërkohë në mes të Atlantikut tashmë po formohet edhe një stuhi tropikale e re që është pagëzuar Gaston.
Ajo pritet të rritet në Uragan që ditën e shtunë. Në këtë periudhë, uraganet janë dukuri normale në këtë pjesë të botës.
"Përpiqem të blej një bateri dore, benzinë dhe gaz, që mund të na nevojiten në qoftë na godet stuhia.", thotë Hajs Allen, banor vendas.
"Shpresoj se nuk do të na godet. Ata thonë se do të shkojë në veri, por nëse vetëm pak kthen do ta ndryshojë tërësisht drejtimin. Shpresoj se nuk do të kem dritare të thyera, që kompjuterët do të vazhdojnë të punojnë, gjithashtu edhe telefonat, që të mund të vazhdojmë të punojmë. ", tregon Mat Propst, pronar i një shitore.