E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri Hashim Thaçi pasi i uroi mirëseardhje gjeneralit Buhler, shprehu angazhimin e Qeverisë së Kosovës dhe të tij personalisht, për një bashkëpunim të mirë dhe funksional me KFOR-in, për sigurimin e paqes dhe zhvillimit në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Thaēi priti komandantin e ri tė KFOR-it






Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me komandantin e ri të KFOR-it, Erhard Buhler, i cili dje ka marr detyrën e komandës së trupave të KFOR-it.

Kryeministri Hashim Thaçi pasi i uroi mirëseardhje gjeneralit Buhler, shprehu angazhimin e Qeverisë së Kosovës dhe të tij personalisht, për një bashkëpunim të mirë dhe funksional me KFOR-in, për sigurimin e paqes dhe zhvillimit në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe është e angazhuar në bashkëpunimin me KFOR-in dhe të gjithë faktorët e tjerë, që të kontribuojë për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Edhe gjenerali Erhard Buhler ka shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe vazhdim të punës së KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në avancimin dhe forcimin e strukturave të sigurisë së Kosovës.

Publikuar: 02.09.2010 | 20:07
Lexuar: 200 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime