E enjte, 23.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Premier Liga angleze këtë vit iu nënshtrua krizës financiare dhe rregullit të "fair - play" -t financiar të vendosur nga UEFA. Të gjithë patën probleme, përveç Mançester Sitit: sheiku Mansur shpenzoi plot 150 milionë euro për të plotësuar dëshirat e Roberto Mançinit, duke afruar futbollistë të klasit botëror.
Klubet Evropiane, merkato e kushtėzuar nga











Merkatoja e verës nuk ka sjellë ndryshime rrënjësore në ekipet kryesore të Evropës. Me përjashtim të Mançester Sitit, të tjerët janë treguar disi më të kursyer në shpenzime. Sipas listës së blerjeve dh shitjeve të paraqitura nga klubet në UEFA dhe federatat vendase të futbollit, vihet re se shume klube iu nënshtruan rregullit të vendosur nga UEFA mbi ruajtjen e bilancit pozitiv, ose siç njihet ndryshe "fair play" financiar.

Premier Liga angleze këtë vit iu nënshtrua krizës financiare dhe rregullit të "fair - play" -t financiar të vendosur nga UEFA. Të gjithë patën probleme, përveç Mançester Sitit: sheiku Mansur shpenzoi plot 150 milionë euro për të plotësuar dëshirat e Roberto Mançinit, duke afruar futbollistë të klasit botëror.

Mungon ende "super-talenti", mbase për arsye se Siti ende nuk ka krijuar emrin e madh në futbollin evropian. Gjithsesi në "Eastland" mbërritën emra të njohur si David Silva, Jaja Ture, Milner, Boateng, Kolarov dhe Mario Baloteli. "Kushërinjtë" rivalë të Junajtid u mjaftuan me afrimet e të rinjve Hernandez e Bebe në sulm dhe Smalling në mbrojtje.

As Çelsi i manjatit Roman Abramoviç nuk bëri shpenzime të çmendura, duke u kënaqur vetëm me Benajunin nga Liverpuli dhe Ramirezin nga Benfika. Arsenali më në fund përmbylli me sukses blerjen e Marun Çamakhut dhe gjithashtu forcoi mbrojtjen me Koshielnin e Skilaçin. Por për "Topçinjtë" fitorja më e madhe e merkatos është qëndrimi i kapitenit Fabregas, i kërkuar me ngulm nga Barcelona.

Totenhemi "vuri bast" për të riun brazilian Sandro e në fund për Van der Vartin, i përjashtuari i luksit nga Reali i Madridit, i "rrëmbyer" në çastin e fundit para mbylljes së merkatos. Liverpuli arriti të menaxhojë xhevahirët e vet, duke përfituar para nga shitja e Maskeranos, Akuilanit, Benajunit dhe Insuas. Radhët e të kuqve u forcuan me Xho Kolin, Raul Meirelesin, Poulsenin dhe Konçeskin.

Në Spanjë rivalët e përjetshëm të La Ligas, Barcelona dhe Reali i Madridit u përforcuan krahasuar me sezonin e kaluar, ndërkohë që ndjekësit u munduan të mos dobësohen. Kampionët e Barcelonës zëvendësuan Ibrahimoviçin me David Vilën, duke shtuar edhe Adrianon nga Sevilja dhe Maskeranon nga Liverpuli.

Lëvizja më e fuqishme në merkato e Realit ishte në fakt afrimi i Hoze Mourinjos në krye të stolit. Sa i përket lojtarëve, mbërritën gjermanët e rinj të talentuar Ozil dhe Kedira, përveç Pedro Leonit, Di Marias dhe Kanalesit (që ishte blerë qysh vitin e kaluar).

Rikardo Karvalio i jep më tepër siguri dhe përvojë repartit të mbrojtjes. Valencia, pasi humbi Vilën dhe Silvën, do të mbështetet te Soldado dhe Aduriz, ndërkohë që Sevilja u "italianizua" me Çigarinin dhe Guarenten. Atletiko e Madridit forcoi mbrojtjen me uruguajanin Godin dhe mesfushën me anësorin Felipe.

Në Gjermani, Bajerni i Mynihut nuk kishte nevojë për ndryshime të mëdha. Rikthimi nga huazimi i të riut Toni Kros nga Leverkuseni është përforcimi më i rëndësishëm për Van Galin. Tepër aktive është shfaqur në fakt Shalke 04 e Feliks Magatit: Metzelder, Hurado, por sidomos Raul dhe Huntelar, janë blerjet më me peshë për të rivalizuar me bavarezët. Pas largimit të Ozilit, Verder Bremeni mori brazilianin Santos dhe austriakun Arnautoviç nga Interi.

Mikael Balak u rikthye te Leverkuseni; Hamburgu u forcua me Vestermanin; Kamoranezi iu bashkua Molinaros te Shtutgarti. Volfsburgu është klubi që i dha tonin merkatos në Bundesligë, duke afruar Diegon nga Juventusi dhe danezin Simon Kjaer nga Palermo.

Në Francë, Marseja, kampione zgjodhi Zhinjak, Azpilikueta dhe Remi për t'u konfirmuar në Ligën 1 si dhe për të bërë figurë të mirë në Ligën e Kampionëve. Nga ana tjetër humbi lojtarë të tillë si Niang, Kone', Ben Arfa dhe Bonart. Por lëvizja më e bujshme e merkatos franceze është kalimi i Joan Gurkufit nga Bordoja te Olimpiku i Lionit.

Skuadra e Klod Puelit mund të mbështetet edhe te Briand, ndërkohë që zhirondinët kanë pasur largime duke lënë të lirë edhe Kavenagin (te Majorka) dhe Çamakhun (te Arsenali). Paris Sent Zhermeni do të përpiqet të rikthehet në nivelet e larta duke u mbështetur te të ardhurit Bodmer, Nene' dhe Tiene'. /ATSH/

Publikuar: 02.09.2010 | 20:30
Lexuar: 1160 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime