Në Bosnjë-Hercegovinë Presidenti Abdullah Gyl shkoi me një avion mbi të cilin gjendej emblema e skuadrës kombëtare turke të Basketbollit (A). Në aeroport Presidenti Gyl dhe delegacioni që e shoqëron u pritën nga Haris Sillajxhiç, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës.
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl filloi vizitën në Bosnjë-Hercegovinë.
Në Bosnjë-Hercegovinë Presidenti Abdullah Gyl shkoi me një avion mbi të cilin gjendej emblema e skuadrës kombëtare turke të Basketbollit (A). Në aeroport Presidenti Gyl dhe delegacioni që e shoqëron u pritën nga Haris Sillajxhiç, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës.
Gjatë vizitës do të shqyrtohen me të gjitha përmasat marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe do të shkëmbehen mendime lidhur me temat rajonale dhe ndërkombëtare.
Presidenti Gyl do t'i drejtohet me një fjalim Parlamentit të Bosnjës, ku do të konfirmojë edhe njëherë në nivelin më të lartë vazhdimësinë e mbështetjes së Turqisë ndaj të gjitha grupeve etnike dhe fetare të Bosnjë-Hercegovinës.
Në bisedime do të theksohet se funksionaliteti i një strukture shtetërore brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Bosnjë-Hercegovinës është e rëndësisë jetike nga pikëpamja e paqes, stabilitetit, qetësisë dhe mirëqenies së rajonit.