Janë shtatë femra në pushtetin qendror që vetë shkruajnë e vetë vulosin për Zvicrën.
Nefail MALIQI
Titulli "Pushteti i shtetit zviceran në duart e grave" nuk do të është edhe aq interesant për shtetet demokratike, ku emancipimi dhe integrimi i femrës në shoqëri deri në kreun e shtetit është në nivel të duhur, sikur që është Zvicra. Shtatë femra në Qeverinë e Zvicrës, pak si shumë a ?!, kanë dalë me tituj të gazetave zvicerane dhe për çudi autorët nuk janë femra. Doris Leuthard (presidente) Micheline Calmy-Rey (shefe e diplomacisë) Eveline Widmer-Schlumpf (shefe e policisë dhe drejtësisë), Pascale Bruderer Wyss (shefe e Parlamentit) Erika Forster-Vannini (kryetare e Këshillit të Shtetit), pastaj Simonetta Sommaruga, Karin Keller-Sutte në qeveri, pra janë këto zonjat që e udhëheqin shtetin e Zvicrës.
Shtypi zviceran për pushtetin e femrave
Shtypi zviceran shkruan, nga autorë, natyrisht, meshkuj se shtatë femra në Qeverinë e Zvicrës, pak si shumë a ?! Madje këtë fenomen demokratik shefja e diplomacisë zvicerane (ish-presidente e Zvicrës) Madame Micheline Calmy-Rey e shpjegon si diçka normale, si një hap të mirë, duke mos fshehur satisfaksionin e saj në mediet e këtushme, duke deklaruar: «Jam e kënaqur që në Këshillin Federal femrat janë mazhorancë.. ». Pa këtyre deklaratave , sikur pakica (meshkujt) ka reaguar duke shprehur pakënaqësi. Kështu shtypi (Le Matin, 24 heures, La Liberte
) ka shkruar se femrat në Qeveri, një çështje problematike?.
Të rikujtojmë se bisedën e fundit me shefen e policisë zvicerane, me të cilën e prekëm edhe këtë temë, ku pos saj në krye të kantonit po ashtu është një femër, me emrin Sandrine Salerno, në cilësinë e kryetares së qytetit. Znj. Bonfanti e pyetëm se çfarë mendon për këtë « diskriminim» të meshkujve të cilët deri dje kishin luftuar për avancimin e femrave në shoqëri znj. Bonfanit duke qeshur na u përgjigj se « mjaft ju kemi dëgjuar juve meshkujve, tash ne e kemi radhën. Faleminderit juve meshkujve për këtë besim,vazhdoni të na besoni se nuk ju del keq ! »...thotë duke qeshur në shaka shefja e policisë së Gjenevës.
Femra në pushtet, avancim i demokracisë
Në fakt sipas saj « kjo prezencë e femrës në institucionet larta kantonale apo shtetëror është një dëshmi jo vetëm ndryshime në botën e civilizuar por edhe në avancimin e proceseve demokratike në vendin tonë. Mendoj se barometër më i mirë i zhvillimit të një mjedisi shoqëror apo shteti është (mos) përfshirja e femrës në institucionet e atij vendi. Jam krenar se Zvicra ne këtë drejtim jo vetëm qe nuk e ka ketë problem, por mund të merret edhe si shembull për disa vende për përfshirjen e femrave jo vetëm në administratë por edhe në struktura drejtuese qofshin ato lokale, kantonale deri tek ato shtetërore. » Duket se në këtë rrugë po ecën edhe Partia Socialiste (PS) e Zvicrës ku në zgjedhjet e ardhshëm për kryetar-e të partisë në fjalë janë radhitur 5 femra (Simonetta Sommaruga, Jacqueline Fehr, Regine Aeppli dhe Anita Fetz).