E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Tiranë, ku sot do të zhvillojë një takim zyrtar me homologun e tij shqiptar, Sali Beisha. Të dy kryeministrat do të japin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Tiranė: Thaēi e Berisha koordinojnė aktivitetet pėr OKB-nė




Kjo vizitë e kryeministrit Thaçi vjen vetëm pak ditë para fillimit të Sesionit të përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku autoritete më të larta të Prishtinës dhe Tiranës do të lobojnë së bashku gjatë punimeve të Asamblesë, në mënyre që deri në fund të vitit të rritet ndjeshëm numri i vendeve që do të njohin pavarësinë e Kosoves.

Mbrëmë, ndërkaq, në mjediset e hotel “Rognerit”, kryeministri Hashim Thaçi mori pjesë bashkë me kryeministrin Sali Berisha në ceremoninë e promovimit të librit “Jeta ime-Intervistë me Blendi Fevziun” të gazetarit Blendi Fevziu. Në këtë promovim ishin të pranishëm edhe presidenti Bamir Topi si dhe personalitete të tjera politike e mediatike nga Shqipëria dhe Kosova.

Publikuar: 03.09.2010 | 16:36
Lexuar: 304 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime