Toni Denokoski nga Shkupi, pronar i gurores është i dyshuari për vrasjen, publikuan një pjesë e mediave.
Policia arrestoi një person të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë në restorantin për peshq "Big fish" tek QT "Tri Biseri" në lagjen e Shkupit, Aerodrom.
Toni Denokoski nga Shkupi, pronar i gurores është i dyshuari për vrasjen, publikuan një pjesë e mediave.
Policia akoma punon në ndriçimin e tërësishëm të rastit, ndërsa për një orë është paralajmëruar konferencë shtypi në të cilën pritet të nxirren detaje për rastin.
Sipas informacioneve të para nga MPB-ja, sulmuesi në restorant hyri rreth orës 19 e 45 minuta dhe ka shtënë me pushkë automatike, pas së cilave me automjet menjëherë është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Në incidentin një person humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë lënduar dhe janë transferuar në Qendrën Emergjente.
"Në Qendrën Emergjente janë sjellë dy persona me plagë nga armë zjarri. Njëri prej tyre menjëherë u është nënshtruar plagëve, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në sallën e operacioneve. Ka pasur plagë nga armë zjarri në pjesën e kokës dhe gjoks", deklaroi Rexhep Selmani, drejtor i Qendrës Emergjente.