Përfaqësuesja e OSBE-së në Tetovë, Ulrike Schmid, të mërkurën, më 1 shtator 2010, qëndroi për vizitë me karakter pune në USHT. Me këtë rast, përfaqësuesja e OSBE-së ka realizuar një takim me karakter pune me Prorektorin për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi.
Përfaqësuesja e OSBE-së në Tetovë, Ulrike Schmid, të mërkurën, më 1 shtator 2010, qëndroi për vizitë me karakter pune në USHT. Me këtë rast, përfaqësuesja e OSBE-së ka realizuar një takim me karakter pune me Prorektorin për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi.
Prorektori për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi e njoftoi përfaqësuesen e OSBE-së, Ulrike Schmid, për zhvillimet më te fundit në Universitetit, procesin për regjistrimin e studenteve të rinj, për vitin akademik në vijim, 2010/2011, përgatitjet për fillimin e vitit te ri akademik dhe procesin mësimor shkencor, si dhe përpjekjet maksimale që bën stafi udhëheqës i USHT-së për krijimin e kushteve të nevojshme infrastrukturore, për të gjitha fakultetet, në mënyrë të barabartë, përfshirë këtu edhe ato për studimet e disperzuara në qytetet tjera, si: Kumanovë, Shkup, Kërçovë, Strugë, Gostivar, si dhe në Dibër, ku për herë të parë USHT do të organizojë studimet e disperzuar nga programet studimore për këtë vit akademik.
"Me disperzimin e programeve studimore në qytete tjera kemi për qëllim që studimet të jenë më afër studentëve. Puna dhe niveli arritjeve nga puna e deritashme na bën të ndjehemi krenar, por edhe të jemi më vigjilent në ndërmarrjen e aktiviteteve që Universitetin tonë do ta çojnë në rrjedhat e institucioneve bashkëkohore akademike, theksoi në këtë takim pune, Prorektori për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi, i cili po ashtu shtoi se udhëheqësia e Universitetit ka lidhur bashkëpunim ndërinstitucional me universitetet më të njohura nga vendi, rajoni dhe më gjerë. Ky bashkëpunim përfshin fusha të ndryshme, si shkëmbimin e stafit akademik, shkëmbimin e studentëve, organizimin e konferencave të përbashkëta shkencore, etj.