E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"H. Sh., 35 vjeç, nga Shkupi (Maqedoni) dhe A. C., 20 vjeç, nga Gjirokastra, u arrestuan teksa po udhëtonin në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, me mjetin furgon tip "Opel", me targa SK 339 PT", theksuan burimet e policisë.
Bllokohen 10 Kg lėndė narkotike, destinacioni Maqedoni











Afro 10 kg lëndë narkotike u bllokuan në orët e para të ditës së sotme nga policia, ndërsa dy shtetas, njëri nga të cilët shqiptar i Maqedonise, u arrestuan nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike, njoftuan burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.

"H. Sh., 35 vjeç, nga Shkupi (Maqedoni) dhe A. C., 20 vjeç, nga Gjirokastra, u arrestuan teksa po udhëtonin në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, me mjetin furgon tip "Opel", me targa SK 339 PT", theksuan burimet e policisë.

"Lënda narkotike e ndarë në 8 pako në formë cilindrike, e siguruar në fshatin Lazarat, ishte fshehur në gomën rezervë të mjetit, në pjesën e pasme dhe kishte destinacion Maqedoninë", thanë burimet zyrtare.

Gjatë këtij viti forcat e policisë së Qarkut të Gjirokastrës kanë zhvilluar 22 operacione, duke bërë të mundur sekuestrimin e rreth 2 tonë marihuane si dhe arrestimin në flagrancë të 25 vetëve.

Publikuar: 03.09.2010 | 18:21
Lexuar: 473 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
hashim (05/09/2010 01:48:00) kto kokan spiunu nga njeriu i cili e kan ble drogen po shihet qart

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime