Qëllimi kryesor në ligjin për konkurrencë është harmonizimi i legjislacionit vendas me atë evropian, shkurtimi i procedurave gjyqësore, si dhe eliminimi i konkurrencës së paligjshme dhe të pozitës dominuese në treg nga subjektet afariste.
Ministria e ekonomisë ka bërë ndryshime në dy ligjet që kanë të bëjnë me konkurrencën e kompanive në treg dhe ndihmën shtetërore.
Qëllimi kryesor në ligjin për konkurrencë është harmonizimi i legjislacionit vendas me atë evropian, shkurtimi i procedurave gjyqësore, si dhe eliminimi i konkurrencës së paligjshme dhe të pozitës dominuese në treg nga subjektet afariste.
Ndërsa me ligjin për ndihma shtetërore i jepen ingerenca më të larta komisionit për konkurrencë i cili në të ardhmen do të përcaktojë mënyrat e ndihmave shtetërore.
Sa i përket risive që i përmban ligji për mbrojtjen e konkurrencës është rritja e efikasitetit të komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, duke shkurtuar procedurat gjyqësore të cilat kanë të bëjë me ndonjë paraqitje për devijimin e konkurrencës .
Pjesa tjetër ka të bëjë me programin e bashkëpunimit i cili nënkupton se nëse dikush nga kompanitë ka bërë keqpërdorim të pozicionit në treg me një qasje konstruktive me komisionin të zgjedhin problemin me qëllim që më shpejt të tejkalohen devijimet në treg tha ministri i ekonomisë Fatmir Besimi