Ky plan masash është shpërndarë nga 20 gushti i këtij viti, në komisariatet e policisë në Tiranë, ndërkohë që janë përcaktuar shkollat publike dhe jo publike, apo shkollat problematike, ku janë shtuar efektivat e policisë.
-Flet Shefi i Sektorit të Forcave të Posacme në Policinë e Qarkut, Tiranë, Asllan Domi
Mira Shkurta
- Policia e kryeqytetit në prag të fillimit të vitit shkollor ka përgatitur një plan masash konkrete lidhur me sigurinë dhe rendin ndaj sistemit arsimor, plan ku përfshihen dhe tema edukative për luftën kundër drogës, krimit, mënyrës së sjelljes në rrugë etj.
Ky plan masash është shpërndarë nga 20 gushti i këtij viti, në komisariatet e policisë në Tiranë, ndërkohë që janë përcaktuar shkollat publike dhe jo publike, apo shkollat problematike, ku janë shtuar efektivat e policisë.
"Masat e përgatitura në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Tiranës, konsistojnë në sigurinë e rendit dhe qetësisë në shkolla në vijimësi", u shpreh të premten për ATSH-në Shefi i Sektorit të Forcave të Posaçme në Policinë e Qarkut, Tiranë, Asllan Domi
Sipas Domit, është menduar të organizohen grupe të përbashkëta mes Policisë Rrugore, Patrullës së Përgjithëshme dhe nxënësve që do të demonstrojnë mënyrën e sjelljes së kalimtarëve në semafor, mënyrën e lëvizjes së automjeteve në rrugë, etj.
"Vend per të përmirësuar ka sinjalistika përpara shkollave, vendosja e vizave të bardha ku duhet të kalojnë fëmijët. Vendosja e sinjalistikës horizontale i përket bashkisë, si i vetmi institucion përgjegjës për sinjalistikën rrugore në kryeqytet", tha ndër të tjera Domi.
Një temë për të cilën është menduar të zhvillohet gjatë programit mësimor të këtij viti shkollor janë edhe temat për luftën ndaj fenomeneve të dhunës.
"Për të mos patur ngjarje si ajo që ndodhi qytetin e Elbasanit në fund të vitit shkollor, është menduar të zhvillohen tema të veçanta lidhur me fenomenin e dhunës dhe krimit", tha shefi i Sigurisë në policinë e Tiranës i cili nuk përjashtoi rastet e përdorimit të mjeteve të ftohta. Në bashkëpunim me nxënësit, sipas tij, janë evidentuar nxënësit më problematikë dhe me kërkesën e shkollave janë ushtruar dhe do të ushtrohen kontrolle për evitimin e ndonjë rasti të mundshëm.
"Ngjarja e Elbasanit", tha Domi, "duhet të shërbëjë për rritjen e kujdesit dhe kontaktit të forcave të Rendit, me drejtoritë e shkollave. Po ashtu ai cilësoi se nuk do të lejohen grumbullime përpara shkollave ".
Lufta kundër fenomenit të drogës, ishte gjithashtu një ndër temat e planifikuara për t'u zhvilluar gjatë këtij programi mësimor, për të cilën Domi u shpreh se, specilistët e anti drogës, do të asistojnë në orë të veçanta në programin mësimor në shkolla, për t'i njohur nxënësit me rrezikun e drogës dhe me mënyrat si ata të mos bien viktimë e këtij fenomeni.