Sacchi edhe edicionin e shkuar pati bërë një paralajmërim të tillë për Barcelonën, që pati transferuar reprezentuesin e Suedisë nga Interi.
Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, ka paralajmëruar klubin nga "San Siro" se ka bërë gabim të madh që ka transferuar Zlatan Ibrahimoviqin nga Barcelona.
Sacchi edhe edicionin e shkuar pati bërë një paralajmërim të tillë për Barcelonën, që pati transferuar reprezentuesin e Suedisë nga Interi.
"Ibrahimoviqi është lojtar individual dhe ai nuk përshtatet në lojën kolektive të ekipit. E pata paralajmëruar edhe Barcelonën dhe tash të njëjtën gjë i them edhe Milanit", ka thënë Sacchi.