E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me rastin e festës së Bajramit, një delegacion nga qyteti i Bursës që do të kryesin kryetari i këtij qyteti, ndërsa pjesë e këtij delegacioni është edhe presidenti i klubit Ibrahim Jazixhi, i cili në fakt do të jetë mysafirë i drejtuesve të KF Shkëndija.
Vėllazėrohen  Shkėndija  dhe Bursaspor










Tetova do të jetë nikoqire e një ndeshje ndërkombëtare Shkëndija-Bursaspor

Shaban SINANI

Lajmi për një ndeshje miqësore ndërmjet ekipit tetovar që është simbol i futbollit shqiptar “Shkëndija’ dhe kampionit të Turqisë Bursapor ka bërë një jehonë shumë të madhe në opinionin futbolldashës në rajonin e Pollogut por edhe më gjerë pasi bëhet fjalë për një skuadër e cila është pjesëmarrëse grupit “C” në Ligën e kampionëve të Evropës së bashku me Mançester Junajted, Valencia dhe Gllazgou Renxhers.

Se vërtet ky lajmë është i saktë e ka pohuar vetë nënkryetari Idriz Ibishi i cili gazetës Fakti i tha: ”Po kjo është e vërtet. Me rastin e festës së Bajramit, një delegacion nga qyteti i Bursës që do të kryesin kryetari i këtij qyteti, ndërsa pjesë e këtij delegacioni është edhe presidenti i klubit Ibrahim Jazixhi, i cili në fakt do të jetë mysafirë i drejtuesve të KF Shkëndija.

Me këtë rast do të caktohen terminët për zhvillimin e ndeshjeve së pari gjatë këtij viti ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërsa më pas do të ketë edhe ndeshje kthyese në Bursa të Turqisë”.

Akoma nuk mund të parashihet termini i zhvillimit të kësaj ndeshje në Tetovë por në saje të terminëve të lira gjatë sezonit vjeshtor atëherë mund të pritet që kjo ndeshje ndërkombëtare të zhvillohet në tetor.

Duhet të theksojmë se qyteti i Bursës që numëron mbi 2.5 milion banorë prej të cilëve 1/3 janë me prejardhje shqiptare. Delegacioni nga Turqia ka gjasa reale që të pjesë e ndeshjes derbi lokal në mes dy skuadrave tetovare Renova – Shkëndija.

Të përkujtojmë se skuadra e Shkëndijës gjatë kësaj vjeshte ka ofertë që të merë pjesë në një turnir që organizohet nga Lidhja e shqiptare e futbollit në Austri, dhe në turneun tradicional të futbollit në qytetin e Vlorës me rastin e 28 Nëntorit, dita e Flamurit kombëtar.

Përndryshe klubi i futbollit Shkëndija pauzën është duke e shfrytëzuar për përgatitje cilësore për vazhdimin e kampionatit dhe sidomos për ndeshjen me skuadrën e Renovës

Publikuar: 03.09.2010 | 20:58
Lexuar: 873 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime