Katër ekonomistë, të cilët janë autorë të raportit, vlerësojnë se investitorët e kanë vlerësuar rrezikun e falimentimit, me të cilin ballafaqohen vendet e zhvilluara me deficite jashtëzakonisht të larta dhe me borxhe, duke e përfshirë edhe Greqinë.
Greqia nuk do të falimentojë, parashikoi Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) në raportin, të cilin sot e publikoi gazeta greke "Etnos".
Katër ekonomistë, të cilët janë autorë të raportit, vlerësojnë se investitorët e kanë vlerësuar rrezikun e falimentimit, me të cilin ballafaqohen vendet e zhvilluara me deficite jashtëzakonisht të larta dhe me borxhe, duke e përfshirë edhe Greqinë.
"Madje edhe vetë Greqia të shpall falimentim, ai nuk do të kishte kuptim, pasi që nuk është adresuar deri tek tregjet dhe nuk lidhet me kreditimin e saj", pohojnë ekonomistët.
Njëri nga ekonomistët Paollo Mauro, vlerëson se rreziku nga falimentimi në Evropë është vlerësuar në këtë moment. Ai i kritikoi analistët e bankës amerikane Sitigrup, të cilët në maj parashikuan se Greqia me siguri do t'i ndërpresë pagesat apo do ta ristrukturojë borxhin.
Ai vlerëson se për 30 vitet e fundit, shumë vende, si Greqia, borxhi i së cilës është 150 për qind e BPV-së, kanë zbatuar programe të ngjashme për rimëkëmbje buxhetore dhe kanë arritur të ballafaqohen me krizën pa shpallur falimentim.
Edhe nëse vetë Greqia shpall falimentim, kjo nuk do të thotë asgjë, pasi që ajo nuk obligohet të dalë në tregjet për tre vjet dhe për këtë do të ketë kohë ta kthejë besimin e investitorëve, vlerëson ekonomisti i FM-së.