E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, më shumë raste janë regjistruar në Shkup (422) dhe në Kavadar (207). Janë hospitalizuar 10 persona prej të cilëve shtatë nga Shtipi, dy nga Shkupi dhe një në Prilep.
Raste tė reja tė infektimit nga shyta, mbi 2.025 persona tė infektuar


















Në Entin republikan për mbrojtje shëndetësore sot janë paraqitur 135 raste të reja të infektimit nga shytat me çka numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vitin 2009 duke përfshirë edhe ditën e sotme është 2.025 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numër më të madh të të infektuarve ka në Shkup (41),Prilep(18), Gjevgjeli (13)dhe Strumicë (11).

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, më shumë raste janë regjistruar në Shkup (422) dhe në Kavadar (207). Janë hospitalizuar 10 persona prej të cilëve shtatë nga Shtipi, dy nga Shkupi dhe një në Prilep.

Në shkollat e mesme sot filloi vaksinimi i nxënësve kundër shytave të cilët nuk janë vaksinuar ose nuk janë vaksinuar tërësisht, ndërsa janë në grupin e moshës prej 15 deri 19 vjeçare.

Përveç se nëpër shkolla ekipe kujdestare për vaksinim kundër shytave ka edhe nëpër ambulanca. Gjatë vaksinimit nuk do të ketë ndërprerje të mësimit.

Publikuar: 06.02.2009 | 01:02
Lexuar: 600 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime