Jeta e Titos ishte në faqet e gazetave me renome për shkak të gruas së tij Jovankës, nga e cila Tito ka ikur me pixhama në vitin 1973 nga rezidenca e tij në Dedinje. Tito i është ankuar gjeneralit të atëhershëm Lubicic se Jovanka e malltreton dhe tenton të marr pushtetin.
Për jetën private të ish-presidentit të ish-Jugosllavisë ka qenw e ndaluar të shkruhet në kohën e sundimit të tij në Republikat e Jugosllavisë, mirëpo edhe atëherë mediat ndërkombëtare kanë patur si teme kryesore jetën private te presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë Josip Broz Tito i cili ishte martuar me Jovankan 32 vjet më të re.
Jeta e Titos ishte në faqet e gazetave me renome për shkak të gruas së tij Jovankës, nga e cila Tito ka ikur me pixhama në vitin 1973 nga rezidenca e tij në Dedinje. Tito i është ankuar gjeneralit të atëhershëm Lubicic se Jovanka e malltreton dhe tenton të marr pushtetin.
Nga ajo kohë Tito ka jetuar vetëm për disa muaj dhe më pastaj për disa vite. Jovanka gjithmon ka tentuar të jetë pjesë e politikës Jugosllave, mirëpo Tito nuk ka lejuar një gjë të tillë. Në 74 Jovnka ka dashur të bëhet kryetare e Komitetit Qendor të Partisë, po përpjekja ka qenë e dështuar, ndërsa sherri ka plasur në shtëpi.
Atë kohë, mediat ndërkombëtare si Sidnej Morning ka shkruar se Tito jeton vetëm për shkak se frikohet nga ndonjë atentat nga Jovanka.
Poashtu gazeta Hyriet e Stambollit ka shkruar se Jovanka tenton të ketë ndikimin e saj në emrimin e njerzive të cilët ajo mendon se vlejnë për postet udhëheqëse në ushtrinë e Jugosllavisë, mirëpo Tito nuk ka pranuar asnjë emër që i ka dhënë Jovanka.
Ambasadat e ish-Jugosllavisë janë porositur në atë kohë të ndjekin gjithë mediat dhe të paraqesin raport cdo ditë në kryesinë e shtetit. Në anën tjetër Tito ka dhënë urdhër që të studjohet sjellja e Jovankës, gjithmonë vetë Tito duke qendruar largë gruas së tij.
Tentimi i Jovankës për të qëne shefe e shtetit ka kulminuar në vitin 1976 gjatë një takimi zyrtar në Sri Lanka, kur Jovanka luajti rolin e shefit të shtetit jugosllav.
Nga ajo kohë, Tito ka ikur definitivishtë nga Jovanka dhe nuk janë parë më bashkë, përvec në varrimin e Titos në vitin 1980.