Në Kosovë flitet se është aktorja më e paguar e filmave të metrazhit të gjatë, pasi tek filmi Anatema në rolin e Dorisës, regjisori Agim Sopi për Artën ka paguar honorar prej 10 mijë euro.
Aktorja e njohur kosovare Arta Muçaj definitivisht ka vendosur të jetojë larg Europës. Ka kohë që nuk është shfaqur nëpër ekranet televizive me ndonjë projekt filmik, dhe shkaqet për këtë mosparaqitje janë se aktorja e njohur është martuar dhe ka vendosur të jetojë në Australinë e largët më saktësisht në New South Wales.
Për të mësuar më shumë rreth jetës së aktores ne kontaktuam disa që njihnin nga afër atë dhe ja çfarë na rrefyen ata: Arta është e martuar dhe ka vendosur të jetojë në Australi ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri kthehet vetëm në rast të ndonjë udhëtimi zyrtar apo ndonjë vizite tek familjarët. Nuk kemi shumë njohuri nëse bën jetë normale apo merret me ndonjë aktivitet, pasi ka gjasa që ajo të vazhdojë me aktrim edhe atje si një profesion që e zotëron si duhet.
E lindur në Prizren të Kosovës, 36-vjeçarja Arta Muçaj famën e saj e fitoi tek seriali Njerëz dhe fate, ndërsa më vonë edhe tek filmi Vjeshta e trëndafilave. Arta ka mbaruar studimet për Dramë në Akademinë e Arteve në Tiranë si aktore profesioniste në vitin 1997, ndërsa më vonë ka pasur role kryesore nëpër seriale, filma dhe drama të ndryshme.
Në Kosovë flitet se është aktorja më e paguar e filmave të metrazhit të gjatë, pasi tek filmi Anatema në rolin e Dorisës, regjisori Agim Sopi për Artën ka paguar honorar prej 10 mijë euro.