E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekonomia ka humbur në llogarinë përfundimtare 54 mijë vende pune. Por ekonomistët thonë se ajo shifër nuk është e saktë pasi përfshin mijëra punëtorë të përkohshëm, të punësuar nga byroja amerikane e regjistrimit të popullsisë dhe pas përfundimit të punës ata janë larguar.
SHBA: Papunėsia shėnon rritje gjatė muajit gusht





Presidenti Obama u përqendrua dje në hapjen e një shifre neto prej 67 mijë vendesh të reja pune gjatë gushtit nga sektori privat.

“Ekonomia po lëviz në një drejtim pozitiv. Duke marrë parasysh nevojën e madhe ekonomike duhet të themi se nuk po hapen vende me shpejtësinë e duhur”, tha presidenti.

Ekonomia ka humbur në llogarinë përfundimtare 54 mijë vende pune. Por ekonomistët thonë se ajo shifër nuk është e saktë pasi përfshin mijëra punëtorë të përkohshëm, të punësuar nga byroja amerikane e regjistrimit të popullsisë dhe pas përfundimit të punës ata janë larguar.

Disa aktivistë në Washington shprehin shqetësimin për nivelin e papunësisë duke u lutur jashtë një zyre të papunësisë. Shifrat zyrtare të qeverisë tregojnë se më pak se 15 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara janë të papunë.

Disa ekonomistë, përfshirë Paul Krugman, i bëjnë thirrje presidentit Obama të propozojë një ligj për një paketë të dytë stimuluese. Ai thotë:

“Ai duhet të ndihmojë ekonominë me një raund tjetër stimulimi për ta nxjerr atë nga gjendja aktuale.”

Zyrtarët e administratës thanë se po shqyrtojnë një tjetër paketë e madhe stimuluese.

Dje, presidenti Obama përsëri i fajësoi republikanët në Senat për bllokimin e ligjit për shkurtimin e taksave për bizneset e vogla të cilat kanë për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës.

Republikanët dhe demokratët në Senat nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për mënyrën se si do të përballohet financiarisht ky ligj.

Obama gjithashtu premtoi krijimin e një pakete të re propozimesh që përfshijnë shkurtimin e taksave për klasën e mesme.

Publikuar: 05.09.2010 | 00:43
Lexuar: 332 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime