E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projektligji për zvogëlimin e shpenzimeve dhe taksat e tatimet e reja, duke përfshirë dhe ato për transportin ajror, qeveria do t’ia propozojë më vonë parlamentit, transmeton AP.
Gjermania kursen 80 miliardė euro





Qeveria gjermane ka miratuar planin katërvjeçar të kursimeve buxhetore në shumën e përgjithshme prej 80 miliardë euro, me të cilin dëshirohet të reduktohet deficiti buxhetor dhe të mbështetet euro.

Projektligji për zvogëlimin e shpenzimeve dhe taksat e tatimet e reja, duke përfshirë dhe ato për transportin ajror, qeveria do t’ia propozojë më vonë parlamentit, transmeton AP.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, tha se falë kësaj, qeveria është në rrugë të mirë për realizimin e planit të saj për reduktimin e deficitit buxhetor deri më 2013 nën 3 % të GDP-së.

Nxitimi për miratimin e këtij plani, të kritikuar, ndër të tjera edhe nga SHBA, ishte reagim ndaj krizës së borxheve në eurozonë, e cila ka dëmtuar besimin në euro.

Publikuar: 05.09.2010 | 00:47
Lexuar: 265 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime