E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vitin 1838, një avokat i zonës e ktheu shpellën në një pikë turistike. Skllevërit shërbyen si guida. Një prej tyre ishte një i ri i mrekullueshëm me emrin Steven Bishop. Ai eksploroi shtigje të nëndheshme si askush tjetër para tij dhe zbuloi lumenj nëntokësorë, si dhe Kupolën e Mamuthit.
Shpella e Mamuthit, parku mė i thellė nė botė





Asnjë park kombëtar në botë nuk është aq i thellë sa Shpella e Mamuthit. Drita e diellit depërton nëpërmjet një guve në thellësinë e nëndheut në një botë që filloi 300 milionë vjet më parë.

Një botë labirintesh dhe zgavrash të mbushura me kolona stalaktitesh dhe stalakmitesh. Ato i bëjnë jehonë historisë së këtyre shpellave. Banorët indianë të zonës i njihnin këto zona që 2000 vjet para krishtit. Madje ata i shfrytëzuan ato për të nxjerrë gipsin që e kanë përdorur që prej atëherë si medikament për ceremonitë e tyre.

Gjatë luftës së vitit 1812 me Britaninë, në zonë bëheshin shpime, pasi amerikanët kishin nevojë për barot. Kripa e gurit nga shpellat përpunohej për t’u përdorur si eksploziv. Pothuajse gjysma e municionit që u përdor në këtë luftë vinte nga kripa e gurit të nxjerrë nga Shpella e Mamuthit.

Në vitin 1838, një avokat i zonës e ktheu shpellën në një pikë turistike. Skllevërit shërbyen si guida. Një prej tyre ishte një i ri i mrekullueshëm me emrin Steven Bishop. Ai eksploroi shtigje të nëndheshme si askush tjetër para tij dhe zbuloi lumenj nëntokësorë, si dhe Kupolën e Mamuthit.

Dikur një nga dhomat e kësaj shpelle përdorej për shërbime fetare që kumbonin në gjithë Shpellën e Mamuthit.

Në vitin 1842, shpella shërbeu si spitali i parë nëntokësor për viktimat e tuberkulozit. Për fat të keq, atmosfera e shpellës nuk rezultoi ta kuronte sëmundjen. Vizitorët e sotëm hyjnë në dhomat e saj mahnitëse me njohuritë dhe historinë e saj si vargu më i gjatë i shpellave në botë, si dhe për të parë vetë thesaret që gjenden këtu.

Publikuar: 05.09.2010 | 16:54
Lexuar: 461 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime