E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, shpreh bindjen se projektrezoluta e Serbisë për Kosovën nuk do të kalojë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kuēi: Rezoluta e Serbisė nuk do tė miratohet






Institucionet e Kosovës, por edhe analistët janë të bindur se projektrezoluta serbe për Kosovën nuk do të kalojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për faktin se vendet që kanë kërkuar mendimin e GJND-së rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, nuk mund të votojnë tash për zhvlerësimin e këtij mendimi. Kjo dëshmohet me faktin se vendet që kanë kërkuar mendimin e GJND-së rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, nuk mund të votojnë tash për zhvlerësimin e këtij mendimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, shpreh bindjen se projektrezoluta e Serbisë për Kosovën nuk do të kalojë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Zëvendëskryeministri Kuçi thotë se pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës e tërë bota demokratike është e interesuar ta mposhtë këtë projektrezolutë të Serbisë.

"Jo rezoluta e tillë nuk do të miratohet, për këtë jemi të bindur, ka vullnet tonin në këtë drejtim, ka vullnet të botës demokratike, ka vullnet mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe nuk ka pasur ndonjë rast në historinë e OKB-së, që përkundër mendimit të GJND-së ka ndodhur një rezolutë tjetër. Mendoj, se në këtë drejtim, është e qartë kjo rezolutë është më tepër iluzion i politikës serbe për popullatën e Serbisë, por njëkohësisht është një lloj lajthitje për bashkësinë ndërkombëtare", tha Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër i Kosovës.

Ndërsa, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit Ballkanik për Politika, Seb Bytyçi, edhe miratimi eventual i kësaj projektrezolute të Serbisë nuk do ta ndryshonte gjendjen faktike, përpos që do të zvarriste procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

"Pengesa për njohje mund të ketë, mirëpo rezoluta thërret për debat, rezoluta nuk thërret për mosnjohjen e Kosovës, nuk thërret për bllokimin e anëtarësimit eventual të Kosovës, por thërret për negociata të të gjitha çështjeve dhe statusin. Kosova veç është e pavarur dhe miratimi i një rezolute të tillë nuk do ta ndryshonte atë gjendje, mund të ndikojë që të zvarriten njohjet e ardhshme dhe natyrisht që kjo ndikon edhe në anëtarësimin eventual të Kosovës në OKB, për këtë arsye duhet të luftohet që të parandalohet miratimi i një rezolute të tillë", tha Seb Bytyçi, drejtor ekzekutiv i Institutit Ballkanik për Politika.

Edhe zëvendëskryeministri Kuçi pohon se projektrezoluta e Serbisë nuk mund të ketë efekt juridik.

"Qëllimi ynë i parë është që ajo rezolutë të mos miratohet ose të tërhiqet nga rendi i ditës i Asamblesë së Përgjithshme, ne po ashtu po punojmë, që në çdo rast, çdo rezolutë eventuale të përmbajë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe në mendimin e GJND-së të reflektojë në tërësi. Por, ajo çka dua të them është se kjo rezolutë nuk ka efekt juridik, nuk ka as efekt tjetër, por ne po punojmë që të mos ketë as efekt politik dhe që të krijojmë përshtypjen se rezolutat e tilla nuk janë në asnjë rast në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve tonë", tha Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër i Kosovës.

Megjithatë, para sesionit ët shtatorit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, diplomacia e Kosovës, e Shqipërisë dhe aleatët ndërkombëtarë po bëjnë ç'është e mundur që të pengojnë miratimin e projektrezolutës së Serbisë.

Publikuar: 05.09.2010 | 17:07
Lexuar: 247 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime