Dhembje barku. Frymëmarrje të ngadalta e të thella. Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë. Nëse televizori ndikon në sjellje, në stilin jetese dhe suksesin e tyre akademik në të ardhmen. Për çdo orë të shpenzuar duke parë televizor, mesatarisht 9 orë në javë, tek këta fëmijë u shfaqën shumë probleme.
Dhembje barku. Frymëmarrje të ngadalta e të thella. Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë. Nëse televizori ndikon në sjellje, në stilin jetese dhe suksesin e tyre akademik në të ardhmen. Për çdo orë të shpenzuar duke parë televizor, mesatarisht 9 orë në javë, tek këta fëmijë u shfaqën shumë probleme. Në klasën e katërt tek ata u vu re - rënie 7% në angazhimin në mësim - rënie 6% në aritmetikë - një rritje 10% në mosbindje, ngacmim e grindje të ndryshe me moshatarët në klasë. Tek këta fëmijë gjithashtu u vu re një rënie 9% në aktivitetin e përgjithshëm fizik, ndërsa treguesi i masës së trupit tek ata u rrit 5%.Studimi nuk provon se televizori është fajtor, por vetëm vë në dukje një lidhje midis kohës së kaluar duke shikuar televizor dhe treguesve të zhvillimit në fëmijërinë e hershme. Ekspertët thonë se fëmijët mund të rriten për të qenë të ditur, më aktivë dhe të shëndetshëm në qoftë shpenzojnë më pak kohë duke parë televizor në moshë të mitur.
Mbipesha tek gratë shtatzëne ndikon tek foshnjat
Ndërsa përpjekjet për parandalimin e mbipeshës trupore vazhdojnë, një studim i ri tregon se një nënë mbipeshë afekton foshnjën gjatë lindjes dhe jetës. Sipas studimit, një fëmijë që lind mbi peshë ka më shumë gjasa të jetë i tillë edhe kur të rritet. Shumë ekspertë mendojnë se ushqimi i tepruar gjatë periudhës së shtatzënisë, krijon një mjedis jo normal në fetus që mund të ndryshojë përgjithmonë trurin e një foshnjeje. Ky mjedis brenda barkut të gruas shtatzëne, i krijuar nga ngrënia e tepruar, mund të sjellë ndryshime edhe në pankreas, organ që kontrollon metabolizmin. Doktor David Ludëig në spitalin e fëmijëve në Boston thotë se pesha e lartë e lindjes ka qenë e lidhur me rrezikun për astmë, alergjitë dhe disa lloje të kancerit. Studimi i ri tregon se mbipesha foshnjore lidhet edhe me mbipeshën në moshë të rritur.